AKTUALITET
U lëndua pas përplasjes me policinë/ Momenti kur Aulon Kalaja largohet me ambulancë

Situata është përshkallëzuar pas përfundimit të fjalimeve në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në Bulevardin qendror të kryeqytetit, ku ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje me protestuesit.
Efektivët kanë ndërhyrë duke goditur dhe ndaluar disa qytetarë, ndërsa tensionet janë shtuar në zonë.
Gjatë përplasjes, aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, është lënduar dhe është transportuar me ambulancë, i ndihmuar nga protestues të tjerë të pranishëm në tubim.
Sipas dëshmive nga terreni, Kalaja është shfaqur pa ndjenja në disa momente, ndërsa dyshohet se është prekur nga spraj ose gaz lotsjellës i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, lëndohet Aulon Kalaja

Protesta e opozitës/ Lëndohet deputeti i PD, Luçiano Boçi

Policia hedh spraj me piper ndaj protestuesve dhe deputetëve

Protesta/ Policia tërheq zvarrë dhe dhunon qytetarët

Berisha mbyll fjalimin, qytetarët hedhin fishekzjarrë drejt Kryeministrisë





