FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Anxhela Paparizo është liruar sot nga detyra si drejtoreshë e QSUT-së. Ajo do të zëvendësohet nga Rudina Degjoni.
Paparizoi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:
Të dashur miq, bashkëpunëtorë, kolegë,
Teksa mbyll këtë kapitull të rëndësishëm në drejtimin e QSUT-së, dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin që keni treguar çdo ditë. Çdo sukses i arritur gjatë kësaj periudhe është rezultat i punës sonë të përbashkët dhe i përpjekjeve të një ekipi të jashtëzakonshëm.
Së bashku arritëm të realizojmë me sukses dy rastet e para të implementimit të protezës së gjirit, duke hapur një kapitull të ri për trajtimin dhe rehabilitimin e pacienteve tona. Krijuam Qendrën e Gjirit. Organizuam me sukses Konferencën e Neurologjisë, një aktivitet i rëndësishëm shkencor dhe profesional. Rikonstruktuam Punktin e Kimioterapisë dhe përmirësuam planifikimin e konsultave onkologjike, duke ofruar më shumë dinjitet dhe efikasitet për pacientët.
Gjatë kësaj periudhe nisëm punimet për godinën e re të shërbimit të Djegie-Plastikës, menaxhuam me sukses fushatën e vaksinimit për stafin mjekësor, ulëm ndjeshëm radhët e pritjes për shërbimet e imazherisë dhe siguruam plotësimin e listës së barnave për përdorim spitalor.
Forcuam kapacitetet e shërbimeve tona përmes shtimit të një salle të dedikuar për anestezinë në Onkopediatri, vumë në funksion kabinetin e ri të audiometrisë në fushë të hapur dhe kabinetin e testimit vestibular, i vetmi në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri. Gjithashtu, krijuam një linjë të dedikuar për denoncimin e rasteve të korrupsionit, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.
Në fushën klinike realizuam me sukses provën klinike me atropinë për trajtimin e miopisë tek fëmijët, rikthyem në funksion ekipet multidisiplinare (tumorbordet), shtuam dy injeksione të reja intravitreale për pacientët që rrezikojnë humbjen e shikimit nga diabeti, vumë në funksion vitrektominë dhe realizuam rastet e para me këtë metodë moderne trajtimi.
Po ashtu, vumë në funksion akseleratorin e tretë për trajtimet onkologjike, mbështetëm zhvillimin e metodave të reja miniinvazive kardiake dhe nisëm aplikimin e injeksioneve për ruajtjen e shikimit tek bebet premature, duke sjellë mundësi të reja trajtimi për pacientët më vulnerabël.
Paralelisht me këto zhvillime, hartuam dhe miratuam 38 protokolle pune, forcuam bashkëpunimin me shefat e shërbimeve, realizuam 309 kostifikime për një menaxhim më të saktë financiar dhe institucional, si dhe riaplikuam për procesin e vetëmenaxhimit spitalor, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së autonomisë dhe përgjegjshmërisë së institucionit.
Këto arritje dhe shume te tjera qe nuk janë listuar këtu, nuk i përkasin një drejtori apo një individi. Ato janë fryt i përkushtimit të mjekëve, infermierëve, teknikëve, personelit mbështetës, administratës dhe çdo punonjësi të QSUT-së që ka kontribuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Largohem me krenari për atë që kemi ndërtuar së bashku dhe me besimin e plotë se QSUT-ja do të vazhdojë të ecë përpara, duke u zhvilluar çdo ditë në shërbim të pacientëve dhe të sistemit shëndetësor shqiptar.
Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Do ta konsideroj gjithmonë privilegj që kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi me ju.
Me respekt dhe mirënjohje, Anxhela!
Monedha europiane mbylli muajin maj në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut, duke konfirmuar një trend që prej disa vitesh...
Një banore nga Rrjolli bëri thirrje gjatë tubimit masiv që të largojnë oligarkët nga toka e tyre. Gjatë fjal&e...
Zyra e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë ka nisur një hetim mbi nj&e...
Pozicioni gjeopolitik që ka Meksika nuk po shfrytëzohet nga qeveritë e saj për ta shndërruar vendin në një qendër prospe...
Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të...
Qytetarët kanë bërë thirrje njëzëri gjatë protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ k...
Një mesazh i qartë për Tiranën se respektimi i të drejtave të minoritetit kombëtar grek dhe mbrojtja e zonave me ndjeshmë...
Në fjalën e tij në protestën pro-familjes, pastori Paulin Vilajeti u shpreh se në Shqipëri po rriten shqetësimet për pol...
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” ap...
Një person i shoqëruar nga policia është dërguar për kontroll mjekësor në Urgjencën e QSUT-së, ku ka tentuar t...