AKTUALITET

U mbajt në mbikëqyrje nga ajri përmes një droni/ Prapaskenat e operacionit 48-orësh të RENEA-s, që çoi në arrestimin e Ylli Zallës

Piranjat Përditësimi i fundit 17 August 2026, 18:46
U mbajt në mbikëqyrje nga ajri përmes një droni/ Prapaskenat

Një grup operacional i Policisë së Tiranës është përqendruar për 48 orë me radhë në kodrat e Fushë-Krujës, pikërisht në fshatin Zallë, me synimin e vetëm për lokalizimin dhe arrestimin e të fortit të zonës, Ylli Zalla.

Një nga njerëzit më të kërkuar për akuzën e mbajtjes së një arsenali të madh të armëve në banesë, Ylli Zalla, përgjatë këtyre 8 muajve, u kthye në një personazh sfidues për Policinë e Shtetit.

I rrethuar mirë mes shtëpive të fisit Zalla, në fshatin Zallë, shumë pranë Fabrikës së Çimentos, Ylli Zalla arriti t’i shpëtojë dy herë aksioneve të repartit Special RENEA.

Pas çdo aksioni të dështuar të policisë, Ylli Zalla shfaqej në media sociale si “Tik-Tok” dhe emisione televizive, duke akuzuar direkt shefin e krimeve të Komisariatit të Fushë-Krujës dhe shefin e Komisariatit se kanë dashur ta eliminojnë fizikisht.

Për më tepër, Zalla kalonte në akuza të rënda se Policia e Shtetit e kishte futur në konflikt gjakmarrjeje, duke e përfshirë në mënyrë të padrejtë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në RINAS, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani alias Muçi Sheqeri.

Ky karshillëk që i shpalluri në kërkim Ylli Zalla i bënte Policisë së Shtetit, ka sjellë mobilizimin me kujdes të një skuadre operacionale, e cila përgjatë 48 orëve është vendosur në kodrat e fshatit Zallë të Fushë-Krujës, me qëllim lokalizimin e personit shumë të kërkuar, Ylli Zalla.

Zalla është lokalizuar shumë shpejt dhe gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është mbajtur në mbikëqyrje nga ajri përmes një droni, raporton Syri.net. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën ku qëndronte Ylli Zalla, kanë hyrë forcat e policisë RENEA.

Zalla është rrethuar, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u larguar. Ai është dorëzuar më pas, teksa shumë pranë tij RENEA sekuestroi një armë automatike kallashnikov me 3 karikatorë të ngjitur në trup. Aktualisht ndaj Zallës është ngritur akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”, “Armëve shpërthyese”, “Mbajtja dhe përdorim i simboleve të policisë” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?