AKTUALITET

U mor peng/ Gerond Meçe, ortaku i Armand Frangut (baxhanaku i Ramës) mori 53 milionë euro tendera nga AKSHI

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 22:13
U mor peng/ Gerond Meçe, ortaku i Armand Frangut (baxhanaku i Ramës)

Gjithçka e ka zanafillën në intervistën e Arben Ahmetajt në emisionin Çim Peka Live, ku e cilësoi AKSHI-n si kopshti privat i Edi Ramës, ku miliona euro tendera shkojnë për llogari të baxhanakut të kryeministrit, Armand Frangut. Ndërsa ish-numri 2 i qeverisë nxori prova të mjaftueshme për të vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë, emisioni Plug investigoi edhe më tej.

Faktet e zbuluara do të ishin tronditëse, pasi kompanitë dhe individët e përmendur nga ish-zëvendëskryeministri kanë marrë plot 53 milionë euro nga AKSHI, por edhe disa kompani të tjera shtetërore, përfshi edhe SPAK-un. Edhe pse në pamje të parë kompanitë që kanë përfituar këto tendera kanë krijuar distancim nga familja kryeministrore, gjurmët e lëna pas ngrenë dyshime të forta për abuzim, konflikt interesi, madje edhe korrupsion.

Gerond Meçe është personi kyç i përfitimit të 53 milionë euro tendera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Meçe i është futur zyrtarisht biznesit të teknologjisë në vitin 2010, kur familjarët e tij i kaluan aksionet e kompanisë ABS (Advanced Business Solutions).

Në vitin 2011, së bashku me Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, themelojnë kompaninë B360 dhe vetëm një vit më vonë largohet nga kjo kompani, të paktën në dokumente, pasi lidhjet mes tyre do të vijojnë për shumë vite me radhë, në mos si bashkëaksionerë, si dy biznesmenë që ndajnë të njëjtën adresë. Në shkurt të vitit 2020, Gerond Meçe do të themelonte një tjetër kompani, AIBS, e cila, siç rezulton nga dokumentet, bëhet pjesë e xhirimit të milionave të marra nga tenderat e AKSHI-t. Le t’i marrim me radhë:

Sipas të dhënave të depozituara në QKB, kompania ABS ka një rritje galopante të faturimit nga viti 2012. Nëse në këtë vit, kur Rilindja dhe Edi Rama nuk kishin ardhur në pushtet, ABS e Gerond Meçes kishte një xhiro rreth 131 milionë lekë në vit, sot ajo deklaron si xhiro plot 1 miliard e 865 milionë lekë, ose 18 milionë euro. Burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë së Gerond Meçes mbetet AKSHI, por nuk mbeten pas as institucionet e tjera.

Në vitin 2016, ABS ka përfituar tender në vlerën 30.000.000 lekë; në vitin 2018 nga Albpetrol ka përfituar 11 milionë lekë dhe në vitin 2019 nga OST rreth 35 milionë lekë. Tenderat e marra nga kjo kompani kanë vijuar periodikisht, ku në vitin 2020 KESH do t’i jepte 27 milionë lekë dhe një vit më vonë edhe OSHEE do t’i jepte 88 milionë lekë tendera. Për vitin 2024, ABS e Gerond Meçes u shpall fituese e tenderit 15 milionë lekë nga ANTA.

VITI 2016 / UKT – Tender 30.000.000 lekë

VITI 2018 / ALBPETROL – Tender 11.000.000 lekë

VITI 2019 / OST – Tender 35.000.000 lekë

VITI 2020 / KESH – Tender 27.000.000 lekë

VITI 2021 / OSHEE – Tender 88.000.000 lekë

VITI 2024 / ANTA – Tender 15.000.000 lekë

Por jo vetëm kaq. Kompania ABS e Gerond Meçes, ish-ortakut në letra të baxhanakut të kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht fqinj në biznese konkurruese, rezulton e preferuara e të gjitha institucioneve shtetërore kur bëhet fjalë për investime në teknologji dhe kibernetikë.

Në të dhënat e OpenCorporates nuk listohen procedurat prokuruese pranë AKSHI-t për këtë kompani. Por të dhënat e detajuara i kemi përfituar pranë OpenSpending, ku rezulton se për vitet 2014–2018 kjo kompani ka përfituar rreth 8.5 milionë euro tendera dhe për periudhën 2019–2025 pagesat nga thesari përllogariten në 4.5 miliardë lekë, apo 45 milionë euro. Nga këto, 35 milionë euro kompania e Gerond Meçes i ka përfituar vetëm nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Mbi 10 milionë euro nga paratë publike, ABS i ka përfituar nga institucione si Bashkia Tiranë, Instituti i Shëndetit Publik, Parlamenti, INUK, Doganat, Tatimet, AZHBR, apo edhe institucionet e drejtësisë si SPAK-u apo Gjykata e Lartë. Bie në sy se shumë nga këto tendera janë me flamur të kuq dhe pa garë reale.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?