U nda nga jeta në mënyrë të papritur, familjarë dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit aktorit Ilir Shkurti

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit artistit pogradecar Ilir Shkurti i cili u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Mes dhimbjes dhe respektit për figurën e tij, të pranishmit e kujtuan si një njeri të përkushtuar ndaj artit dhe komunitetit.
Kontributi i tij ndër vite përmes roleve dhe karaktereve të veçanta ka lënë gjurmë të rëndësishme në kinematografinë shqiptare duke e bërë atë një emër të njohur dhe të dashur për publikun.
Ilir Shkurti, një nga figurat më të dashura të skenës do të kujtohet për talentin e tij, humorin dhe energjinë që solli në teatër, në Estradën e Pogradecit dhe në kinemanë shqiptare.
Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët”, “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.
Ndarja e tij është një humbje e madhe, por kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan për atë çfarë i dha jetës artistike të Pogradecit dhe jo vetëm.
Lexo edhe
AKTUALITET
Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan e tij

Misteri Ervis Martinaj/ “Lufta” për pasurinë, i gjallë në dosje, i zhdukur në jetë

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare gjendet i shtrirë pranë antenave në Fushë-Arrëz, transportohet me heliko...

Denoncimi i fortë i avokates: Djali i tezes i Irena Gjokës 'emëroi' Dumanin! Ju tregoj për dosjen e 'tokës në Surrel'

Shpërthimi i byrektores/ Flet pronari i lokalit pranë subjektit: Më është dëmtuar çdo gjë në biznes, gjendja katastrofë





