U përhap lajmi se ishte zhdukur, policia reagim zyrtar për Altin Goxhajn

Më datë 16.04.2026, rreth orës 20:00, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke patrulluar në rrugën “Kavajës”, ka ndaluar për të marrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar.
Në kohën kur punonjësit e Policisë ishin duke kryer detyrën, një automjet taksi është parkuar mbrapa makinës së Policisë. Punonjësit e Policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit të vijojë lëvizjen, por nga mjeti taksi, që drejtohej nga shtetasi A. B., 26 vjeç, doli shtetasi A. G., 56 vjeç (avokat), i cili ka filluar të ofendojë dhe, së bashku me drejtuesin e automjetit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë që ishin duke kryer detyrën, për të vijuar lëvizjen.
Në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shtetasin A. G., i cili edhe gjatë shoqërimit ka vijuar të kundërshtojë punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, shtetasi A. G., u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe për të përmbushur detyrën që i ngarkon ligji.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Fasada digjej si letër” - Pse nuk do ketë dënime serioze për zjarrin e frikshëm në pallatet Arlis

Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri

Nga Ron Yeffet te AKSHI - Qyno zbardh skemën e mashtrimit: Përfituesit e tenderave rrinë në hije

E rëndë në Maliq, mësuesi gjendet i vdekur në rrugë

Altin Goxhaj është rrëmbyer? Burime për Piranjat news: Ja ku ndodhet avokati

Nëna e saj ishte në detyrë në spital natën fatale, miku i 19-vjeçares shqiptare: E pa fëmijën e saj të vdekur

Sherr mes të rinjve në Lezhë, dyshohet ngacmimi i një vajze

Miqtë japin alarmin: Avokati Altin Goxhaj është rrëmbyer! Asnjë nga Komisariatet e Tiranës nuk ka informacion





