Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

U përplas me Ramën në avion, shqiptari tregon si qëndron e vërteta: Më tha të zhduk! Policët italianë qeshnin

P
Piranjat21 September 2026, 21:28 · 6 min lexim
U përplas me Ramën në avion, shqiptari tregon si qëndron e

I riu Fabian Peka ka rrëfyer në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ incidentin e ndodhur gjatë udhëtimit me avion nga Tirana drejt Napolit, ku sipas dëshmisë së tij është përfshirë kryeministri Edi Rama.

Peka mohoi raportimet se e kishte sharë Ramën dhe tregoi se gjithçka nisi pasi avioni kishte ndaluar dhe pasagjerët po zbrisnin.

“Kur avioni ndali, i thashë: Mos u ktheni në Shqipëri, për të mirën e shqiptarëve e për të mirën tuaj. Më tha: Hajde, hajde këtu. Vazhduam shakatë. Më tha: Pse bën foto ti mua? I thashë: Besoj se nuk është e ndaluar. Më tha: E di çfarë të bëj unë ty? I thashë: Më thuaj çfarë më bën. Tha: Të zhduk. I thashë: Më rruan lesht. Ma përsëriti edhe një herë: Të zhduk. Dhe unë i përsërita fjalën time. Pastaj foli me policët italianë. Pastaj vajta në polici, policët qeshnin. Policëve u thashë: A punoni për kryeministrin shqiptar Policët folën në telefon dhe pastaj më liruan”, tha Fabio.

"Zoti kryeministër, e mira e të mirave është që ju mos ktheheni fare në Shqipëri, për të mirën e shqiptarëve dhe për të mirën tuaj’, tha Peka se i kishte drejtuar Ramës.

Sipas tij, Rama më pas i është afruar dhe i ka thënë: ‘Hajde, hajde të tregoj unë ty’, ndërsa gjatë zbritjes së shkallëve e ka kapur për qafe.

Peka tha se Rama e ka pyetur pse po i bënte foto dhe, sipas dëshmisë së tij, më pas i ka thënë: ‘E di çfarë të bëj unë? Unë të zhduk’.

Intervista e plotë:

-Por gjatë javës së kaluar, në një udhëtim nga Tirana në Napoli, ka pasur një incident tjetër të Edi Ramës me një pasagjer, i cili... ka rastisur të jetë dhe me mbiemrin tim, edhe kuksian i ri. Janë parë videot ku Rama e kap për qafe dhe e dorëzon te policia italiane, të cilët e lirojnë menjëherë sapo Rama hipën në makinë sepse nuk mund ta mbanin, nuk kishin arsye ta mbanin. Por gjithsesi do tentojmë të lidhemi me personazhin tani në Skype, nëse e kam Fabin. Këto janë pamjet, ku Rama e kap te shkallët e avionit, e ngrin atje te qafa, me thonjtë e tij të paprerë dhe të palarë sepse këto nuk i fsheh dot, dhe e dorëzon tek karabinierët italianë në Napoli. Pasagjeri po udhëtonte tranzit për në Londër pasi është dhe me dokumenta angleze. Ja ku është dhe gërvishja te thonjtë e Ramës... është dhe londinez, si çdo hasian dhe kuksian, pra është dhe shtetas i huaj.

Fabian Peka: Mirëmbrëma.

Çim Peka: U bëre personazh. Tani na trego në detaje çfarë ka ndodhur. Pyetja e parë është, e keni sharë Ramën siç raportojnë disa media?

Fabian Peka: Jo, nuk e kam sharë. Çfarë ka ndodhur është në momentin që avioni ndaloi, u ngritëm në këmbë të gjithë, i thashë zoti kryeministër, e mira e të mirave është që ju mos ktheheni fare në Shqipëri për të mirën e shqiptarëve dhe për të mirën tuaj.

-E çfarë ju tha Rama?

Fabian Peka: Pastaj më tha 'hajde, hajde të tregoj unë ty'. Edhe vazhduam shkallëve poshtë, më vuri duart te qafa. Më tha 'pse më bën foto ti mua?'. I thashë 'besoj nuk është e ndaluar që të bëj foto'. Më tha 'e di çfarë të bëj unë?'. I thashë: po hë më thuaj, çfarë bën ti. Më tha, unë të zhduk. Dhe në atë moment edhe unë i thashë një fjalë...

-Çfarë fjale, se për Ramën nuk është problem.

Fabian Peka: Ti më rruan lesht.

-E qartë.

Fabian Peka: Edhe ma përsëriti edhe njëherë gjithë këtë, edhe unë po të njëjtën, edhe herën e dytë. Pastaj i foli italisht atyre policëve që ishin poshtë dhe thjesht më shoqëruan ata.

-Pastaj Rama iku...

Fabian Peka: U fut në makinë, priti deri në momentin që unë u futa në makinën e policisë dhe lëvizi. Një nga vajzat e stafit kërkoi pasaportën, donte të shikonte pasaportën time, se për çfarë e donte nuk e di.

-Kur të kthehesh në Shqipëri...

Fabian Peka: Ndoshta, nuk e di. Po pastaj... vajtëm në polici, më thanë 'çfarë ndodhi?'. Kështu, kështu, kështu, dy-tre fjalë, vetëm qeshnin policët sepse e panë që s'ka mundësi të ndodhte diçka e tillë. I thashë 'po ju më punoni për kryeministrin shqiptar apo si është kjo puna? Ju thotë ai me gisht merrni këtë, ju më merrni pa asnjë lloj arsyeje?'. Edhe folën në telefon ata... nuk e di se me kë kanë folur, dhe pastaj më liruan, një 10 minuta, diçka e tillë.

-Pra priten sa të ikte Rama, që të ikte ai e pastaj ti.

Fabian Peka: Po, 90% ashtu është.

-Ti udhëtove për Londër pastaj?

Fabian Peka: Po pastaj nga aty për Londër.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.