U prangos për sulmin e Komisariatit nr.3, lirohet protestuesi 33-vjeçar

Lirohet me masën detyrim paraqitje Erald Heqimaj. 33-vjeçari nga Fieri dhe me banim në Tiranë u arrestua për incidentin në komisariatin nr 3 të gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut.
Prokuroria kërkoi të njëjtën masë që vendosën togat e zeza teksa i riu u arrestua dy ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të e ishte thuajse në përfundim, Heqimaj me disa të tjerë që janë shpallur në kërkim sulmoi dyert dhe dritaret e komisariatit pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve.
Ai rezulton pa precedent penal të mëparshëm, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka deklaruar se reagoi në akte të dhunshme i ekzaltuar prej frymës së turmës, e cila gjatë gjithë protestës, pati në fokus kërkesën për lirimin e 19 të arrestuarve pas përplasjeve tek parlamenti. Përveç Heqimajt, policia identifikoi edhe 11 shtetas të tjerë, 7 prej të cilëve po hetohen në gjendje të lirë dhe 4 të shpallur në kërkim.
Lexo edhe
AKTUALITET
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin

Nga bashkëjetesa në një çati me vjehrrën, te puna e ish-bashkëshortes/ Burri rrëfen historinë e vështirë të divorcit: I thanë fëmijës do ...

U paraqit në spital me thikën ende në qafë, identifikohen i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Korçë

Plagosje me thikë në Korçë, një person mbetet i lënduar rëndë

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Auron Tare ironizon qeverinë: Turpi ynë qenka bërë artistik

Nis seanca në GJKKO/ Meta dhe Kryemadhi të pranishëm në sallë, Kreu i PL: Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet

Vatra e zjarrit në Ulëz ende aktive, vijon lufta për izolimin e flakëve, terreni vështirëson operacionin





