Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

U qëllua nga bashkëatëdhetari për motive dashurie/ Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Gjergj Pergegajt

P
Piranjat26 March 2026, 16:07 · 2 min lexim
U qëllua nga bashkëatëdhetari për motive dashurie/

Trupi i Gjergj Pergegaj i cili u qëllua me armë zjarri nga Edison Beluli, është kthyer në Shqipëri. Pergegaj mbërriti në Itali rreth pesë vjet më parë dhe punonte si murator. Ai humbi jetën gjatë një zënke me një bashkëatëdhetar, pasi u qëllua me armë zjarri.

Trupi i 29-vjeçarit të vrarë të premten, më 20 mars, në Olmo, një fshat i Arezzos në Itali i është kthyer familjes së tij, e cila ka hapur dyert e mortit. Mediat italiane shkruajnë se shkak për vrasjen e tij ishte një vazjë.  Autopsia e kryer nga ekipi i mjekësisë ligjore i dha prokurores Emanuela Greco informacion të saktë për lëndimet me armë zjarri. Gjuajtja e qëlluar nga distanca e afërt, rezultoi të ishte fatale. 

Pergegaj u qëllua me dy plumba. 

Gruaja e re që dyshohet se ishte në qendër të grindjes midis të të rinjve punon pranë picerisë ku ndodhi ngjarja. Ish-e dashura e Gjergjit kishte qenë duke u takuar me Edisonin, ndërsa më herët kishte pasur mosmarrëveshje midis tyre.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 20 marsit, në orën 23:30 të mbrëmjes, me një pistoletë Glock e vjedhur në një apartament në Assisi një vit më parë, të cilën Beluli e kishte siguruar disa ditë para krimit. Menjëherë pas kësaj ngjarje, ai është arrestuar nga autoritetet italiane dhe aktualisht është në burg. 

E gjithë ngjarja u filmua nga kamera. Një person i tretë ndërhyri gjithashtu për të kapur vrasësin, ndërsa viktima ishte në tokë. Pas ngjarjes Beluli u largua në drejtim të Rigutinos. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.