AKTUALITET

U rrëmbye në mes të Vlorës 8 vite më parë, gjykata shpall të zhdukur Elvis Troqen: Pasuritë e tij do të administrohen nga…

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 10:46

U rrëmbye në mes të Vlorës 8 vite më parë, gjykata

Tetë vjet pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun.

Troqe humbi gjurmët më 17 korrik 2018, pasi doli nga banesa për të takuar një mik dhe më pas hipi në një automjet në qytetin e Vlorës. Që prej asaj mbrëmjeje, ai nuk është kthyer më në shtëpi dhe fati i tij vijon të mbetet i pazbardhur.

Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Me vendimin nr. 281 (61-2025-2587), gjykata ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen dhe ka caktuar nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë […] vendosi shpalljen të zhdukur të shtetasit Elvis Troqe […] si dhe caktimin e shtetases Marsela Troqe si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të tij”, thuhet në vendimin e shkurtuar.

Më 17 korrik 2018, Elvis Troqe ishte 24 vjeç. Ajo ditë përkonte edhe me ditëlindjen e nënës së tij dhe familja kishte planifikuar të mblidhej për darkë. Sipas të dhënave të bëra publike për çështjen, Troqe kishte planifikuar t’i prezantonte nënës edhe të dashurën e tij.

Rreth orës 18:00, ai doli nga banesa dhe shkoi në barin “Havana”, ku u takua me një mik. Pasi porositi një kafe dhe një ujë, u ngrit nga tavolina duke i thënë mikut se do të takonte për pak minuta një person tjetër dhe do të kthehej. Por ai nuk u kthye më.   Sipas të dhënave të hetimit, në rrugën kryesore e priste një automjet “Mercedes-Benz” gri. Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, ku raportohej se ndodheshin edhe dy persona.

Makina është ndjekur në drejtim të Lungomares dhe më pas në zonën e njohur si “Kryqëzimi i shtatë pallateve”, përpara se të drejtohej nga zona e hotel “Rexhina”. Gjurmët e automjetit humbnin më pas në afërsi të kompleksit Oslo.

Pas kalimit të orëve dhe moskthimit të të birit, babai i tij, Krenar Troqe, nisi ta kërkonte nëpër qytet. Më pas ai iu drejtua Policisë dhe denoncoi zhdukjen.

Rasti u hetua nga autoritetet dhe dyshimet u përqendruan te mundësia që 24-vjeçari të ishte rrëmbyer. Prokuroria e Vlorës deklaroi në atë kohë se, pas verifikimeve, ishin konstatuar elemente të veprës penale të “rrëmbimit të personit”.

Në kuadër të hetimeve u arrestua edhe Besart Zharra, i identifikuar si pronari i automjetit në të cilin Troqe ishte parë për herë të fundit. Sipas materialeve të hetimit të bëra publike në atë kohë, Zharra kishte deklaruar se automjeti ishte në përdorim të tij dhe se nuk kishte njohje me Troqen.

Hetuesit kryen gjithashtu veprime në banesën e Inez Hajrullës, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen. Detajet e mëtejshme të hetimit nuk u bënë publike, ndërsa Prokuroria e Vlorës deklaronte se çështja ishte nën sekret hetimor.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?