U shoqëruan gjatë tensioneve në protestë, shkon në 8 numri i të arrestuarve!

Ka shkuar në tetë numri i personave të arrestuar pas tensioneve të regjistruara paraditen e kësaj të enjteje gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.
Katër prej të arrestuarve po mbahen në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, ndërsa katër të tjerë në Komisariatin nr. 1.
Në Komisariatin nr. 4 ndodhen Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni dhe Durim Bami. Mes tyre është edhe aktivisti Gent Progni.
Ndërkohë, 12 persona të tjerë vijojnë të mbahen në Komisariatin nr. 3 me statusin e personave të shoqëruar.
Arrestimet u kryen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit para Kuvendit. Më herët gjatë ditës, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën pas incidenteve të regjistruara, ndërsa nga përplasjet mbetën të lënduar efektivë policie dhe protestues.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Detaje nga plagosja në Podujevë/ Sherri mes dajës e nipit përfundoi në plumba, e pësoi edhe një kalimtar

Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, automjeti digjet plotësisht

"Kush i ndal këta të fortë?"/ Qytetari publikon video nga rruga Lalëz–Maminas

EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë në Itali punëtori shqiptar

Përplasjet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë...

Pamje tronditëse nga Podujeva/ I plagosuri tenton të ngrihet, autori me armë në dorë e godet me grushte

AGSH dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës para Parlamentit: Të nisë menjëherë hetimi





