Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

U sinjalizua nga një shtet i huaj, si nisi operacioni “Ghost Call” për mashtrimet prej miliona eurosh

P
Piranjat14 April 2026, 18:07 · 3 min lexim
U sinjalizua nga një shtet i huaj, si nisi operacioni “Ghost

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 14 prill, rezultatet e një hetimi dy-vjeçar të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe të kryer në bashkëpunim me autoritetet austriake, lidhur me një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet call center-ve.

Hetimi është filluar pas një kërkese për informacion të mbërritur nga autoritetet e drejtësisë austriake, prej nga është zbuluar dhe dokumentuar më vonë veprimtaria kriminale e ushtruar në masë të gjerë, duke sjellë pasoja të rënda për qytetarët evropianë, si dhe shtetas kanadezë e amerikanë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Tiranës dy ditët e fundit, në bashkëpunim me forca të autoriteteve austriake dhe EUROPOL, u zbuluan 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme. Policia njoftoi se kishte ndaluar 10 persona dhe kishte shpallur në kërkim katër të tjerë. Po ashtu, u ekzekutuan dy masa sigurie “ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe “detyrimi për t’u paraqitur” për një tjetër shtetase, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person ndaj të cilit janë caktuar po këto masa sigurimi.

Në ambjentet e kontrolluara u sekuestruan 443 kompjuterë dhe 6 laptopë; 238 celularë dhe pajisje të tjera të llojit HDD e DVR, nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti call-center. Po ashtu, u sekuestruar mbi 891 mijë euro, të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në 3 njësi dhe 9 banesa në dispoizicion të këtij aktiviteti, u gjetën individë të ndryshëm të punësuar si operatorë, të cilët kanë qenë duke kryer mashtrime kompjuterike në momentin kur po zhvillohej operacioni.

Pesë prej të ndaluarve në kushtet e flagrancës janë Kristjan Buda, Benard Biba, Kleidi Dyrma, Ema Taip dhe Eno Hana, që sipas policisë dyshohet se kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari.

Sipas burimeve të prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se përmes kësaj skeme mashtrimi janë zhvatur qytetarë të vendeve të Evropës, si Austria, Italia, Gjermania e Greqia, si dhe shtetas kanadezë e amerikanë. Policia bënë me dije se janë duke vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.