Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi parkun fotovoltaik në bashkinë e Shkrelit

P
Piranjat12 January 2026, 14:28 · 4 min lexim
Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Një seri procedurash të zhvilluara nga Bashkia e Vau-Dejës për dhënien me qira të fondit pyjor dhe kullosor publik për ndërtimin e parqeve fotovoltaike ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, konkurrencën dhe mënyrën e përzgjedhjes së fituesve.

Të dhënat e ankandeve, ofertat identike me çmimet dysheme dhe përputhjet e dyshimta mes datave të themelimit të kompanive dhe shpalljes së procedurave sugjerojnë një proces që kërkon verifikim të thelluar. Bashkia e Vau-Dejës nën drejtimin e  Kristjan Shkrelit, më 22 dhjetor 2025, ka hapur procedurën për të dhënë me qira për 10 vjet, nëpërmjet ankandit, lotin e parë të një sipërfaqeje të konsiderueshme në fshatin Mnel, “për park fotovoltaik”.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi


Sipas Udhëzimit nr. 1, datë 9.6.2016, “Për rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit dhe të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”, në objektin e ankandit sqarohet se kjo procedurë është e ndarë në 5 lote. Qëllimi i përdorimit është dhënin e përkohshme  të sipërfaqes “kullotë”, “për park fotovoltaik (stacione, objekte përkatëse etj.)”.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi


Bashkia ka vendosur një çmim dysheme prej 7 508 280,00 lekësh, dhe pikërisht subjekti “Ene Sun Park Albania” sh.p.k. ka dhënë ofertën fiks 7 508 280,00 lekë, asnjë qindarkë më pak apo më shumë. Rastësi apo marrëveshje – kjo mbetet për t’u verifikuar.

Edhe loti i pestë, i hapur po në të njëjtën ditë me lotët e tjerë nga Bashkia e Vau-Dejës për dhënien me qira të fondit pyjor dhe kullosor publik, rezulton me të njëjtin skenar. Por edhe këtë herë, kompania “Euro Sun Park Albania” sh.p.k. ka “goditur në shenjë”, duke marrë kontratën pikërisht me çmimin dysheme: 6 952 920,00 lekë për 10 vjet.
Ky ankand është sinjalizuar me “flamur të kuq – mungesë konkurrence” nga Open Data Albania.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi


Një tjetër element që ngre dyshime të forta për paracaktim ankandi është fakti se kompania “Euro Sun Park Albania” sh.p.k. është themeluar pikërisht më 22 dhjetor 2025, në të njëjtën ditë kur Autoriteti prokurues ka çelur ankandi: kompania hapet, përgatit dokumentacionin dhe shpallet menjëherë fituese.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi


Pra një numër i konsiderueshëm dokumentash ky subjekt i ka siguruar në kohë rekord që për një subjket tjetër do të ishte i vështirë deri në i pamundur.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi


Një detaj që mbetet i mbuluar nga hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si janë administruar këto procedura.
Loti i tretë, i shpallur po nga Bashkia e Vau-Dejës, i hapur më 22.12.2025 dhe i mbyllur në më pak se 8 ditë, është fituar nga “The Valley Green Solar” sh.p.k.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Kjo garë është identifikuar me “flamur të kuq – mungesë konkurrence”, pasi kompania ka qenë e vetme në garë. Kjo shoqëri ka si aksioner Fatos Sinaj.

Por emri i Sinajt nuk është i panjohur. Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditimi, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH-së dhe pastrimin e parave.

Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro./PiranjatNews

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.