Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

U ul përtokë para hyrjes së Kryeministrisë, arrestohet një nga protestueset e veshur me plis dhe flamur kuq e zi

P
Piranjat 1 September 2026, 21:52 · 1 min lexim
U ul përtokë para hyrjes së Kryeministrisë, arrestohet

Tensionohet situata mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, teksa vijon protesta dhe policia ka shoqëruar disa vajza protestuese. Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme disa protestues, mes të cilave dhe disa vajza organizatore të protestës.

Mësohet se arsyeja e shoqërimit të tyre ka qenë kordoni që kanë vendosur në hyrje të godinës së qeverisë dhe bllokimi që i bënë policisë për të mos lejuar carjen e kordonit.

Në momentin e shoqërimit, një nga vajzat që mbante në kokë një plis dhe në duar flamurin kuqezi, ka deklaruar: “Më morën se u ula në tokën shqiptare!”.

Pamjet e shoqërimit kanë tërhequr vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë kërkuar lirimin e saj dhe të personave të tjerë të shoqëruar gjatë protestës.

Protestuesit i kanë cilësuar vajzat dhe djemtë e ndaluar si protestues paqësorë, duke kërkuar drejtësi, largimin e asaj që ata e konsiderojnë si kastë të korruptuar dhe ndryshimin e situatës politike e sociale në vend.

Protesta vijon pranë Kryeministrisë, ndërsa protestuesit janë në pritje të daljes së Ramës nga zyra.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.