AKTUALITET
FOTOT/ U vra në atentat mafioz, dalin pamjet e vrasjes në Sarandë

42-vjeçari Artan Myrtaj është identifikuar si personi që ka humbur jetën sot në qendër të Sarandës, pranë stacionit të autobuzëve “Sarandë-Athinë”.
Pamjet e siguruara nga Piranjat News tregojnë skenën e izoluar plotësisht me shirita policorë. Trupi i mbuluar me çarçaf të bardhë ndodhet në mes të rrugës. Një makinë e policisë është e parkuar pranë, ndërsa një skuter qëndron në këmbë në parakalim. Breshëria e plumbave dyshohet se u qëllua nga një makinë në ecje
Qytetarë të shumtë vëzhgojnë nga larg, ndërsa forcat e rendit kanë marrë nën kontroll zonën.
Hetimet janë në vazhdim./ Piranjat News


SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja në Sarandë, zbulohet identiteti i viktimës

Vrasje me armë zjarri në Sarandë, detajet e para

EMRAT/ Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

U kapën duke kultivuar kanabis me vlerë 400 mijë paund, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani

Prishet “paqja” e drogës në Siçili, italianët ‘luftë’ me rrjetin shqiptar





