U vra në pronën e tij/ Autori tregon dinamikën: Artur Çangu më qëlloi me kosë në krah, pastaj...

Eduard Afmataj autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit në Nikël ka dëshmuar para grupit hetimor duke treguar dinamikën e ngjarjes.
Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt verbal ku me pas sipas autorit Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah. Pas kësaj Eduard Afmataj ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur, i gjithë konflikti ka ndodhur në tokën e viktimës në Vrion të Niklës.
Sipas burimeve në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistence ndaj forcave të policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.
Afmataj u arrestua ende pa bërë 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal ne Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë. Pas krimit ky i fundit ka lajmëruar policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe me pas u largua.
Po sipas grupit hetimor mes autorit dhe viktimës prej një viti kishte një konflikt për një pronë.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare në Dhërmi, zbulohet itinerari i saj

Presidenti Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim

EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje, arrestohet në Tiranë 51-vjeçari

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, imzot Joani: Falja e shkatërron të keqen

Vlorë/ Shpërndanin kokainë e kanabis te adoleshentët, në pranga një 17-vjeçar, procedohet i mituri

Ivanka Trump sërish në Vlorë, sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën





