Protesta e 43-të radhazi/ Pankartat ironike të qytetarëve ndaj Ramës: Jo spektakël, por llogaridhënie
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë...
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë...
Në javët e para pas pushtimit rus të Ukrainës, qeveritë perëndimore ndërmorën një nga operacionet më të m...
Shkruan nga Tirana Adelheid Wölfl/ Patroni jo vetëm që kontrollon punët e vendit, por edhe ato të kryeqytetit, Tiranës. Meqen&eum...
Nga Ditmir Bushati Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë ...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare Dua Lipa në një podkast me Lea Ypin mbi protestat n&eum...
Një turist i huaj i cili ka ndjekur live koncertin e Kanye West në Shqipëri është skandalizuar nga organizimi i dobët i cili ka sh...
Ai i vijoi sulmet teksa tha se një tufa sorrash dhe laraskash e akuzojnë që po sulmon popullin, se po shan rininë që është ...
Pas vdekjes së themeluesit të saj, Yevgeny Prigozhin, grupi mercenar rus Wagner raportohet se ka ndryshuar strukturën dhe aktivitetin e tij n&eum...
Kanye West u largua nga Tirana të shtunën në mbrëmje, pasi mbajti në Kashar një koncert që në skenë mund të ...
Për disa orë, mungesa e Shqipërisë në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Ankara krijoi pikë...
Pas denoncimeve të qytetarëve se në disa plazhe përgjatë vijës bregdetare të Bashkisë Lezhë është rritur çmimi i shezlongëve mbi tarifat e miratuara, ka reaguar edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Pas denoncimeve, Ndreu tha se ka nxjerrë në terren ekipet e Policisë Bashkiake, të cilat kanë ushtruar kontrolle në vijën bregdetare, duke konstatuar edhe disa raste shkeljesh.
Në një video të publikuar nga kryebashkiaku, shihet një punonjës i Bashkisë që urdhëron punonjësin e një subjekti t'u kthejë pushuesve pjesën e parave të marra mbi çmimin e referencës së përcaktuar nga Bashkia.
Kujtojmë se, në nisje të sezonit turistik, Bashkia Lezhë përcaktoi çmimet e referencës për shërbimin e shezlongëve. Tarifat nisin nga 300 lekë në Tale, 400 lekë në Kune dhe variojnë deri në 2.000 lekë, në varësi të zonës dhe shërbimit. Ndërsa për plazhet publike, Bashkia ka caktuar një tarifë maksimale prej 700 lekësh.
Po ashtu, më herët, Ndreu bëri me dije se, pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët bashkiakë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë trajtuar problematikat konkrete.
Disa reflektime mbi ankesat e marra për çmimet e shezlloneve
Pas publikimit të numrave të telefonit, jemi përballur me një fluks të madh ankesash. Është evidente se në disa raste stacionet e plazhit, veçanërisht ato të hotelerive, kanë tejkaluar masën. Për çdo rast të denoncuar, jemi duke ndërhyrë dhe trajtuar problematikat konkrete.
Megjithatë, është e nevojshme të sqarohen disa çështje:
* Në plazhet e Lezhës, rreth 66% e vijës bregdetare është publike, ku qytetarët mund të frekuentojnë plazhin pa pagesë ose me tarifa minimale, pasi këto hapësira administrohen nga Lezha Invest.
* Plazhet e hotelerive janë të destinuara kryesisht për klientelën e tyre. Në rastet kur qytetarët zgjedhin të frekuentojnë këto ambiente, duhet të informohen paraprakisht nëse ka vende të lira. Pushuesit që zgjedhin të qëndrojnë në plazhe të administruara nga hoteleritë nuk mund të ankohen për kushtet apo çmimet, nëse janë informuar paraprakisht dhe i kanë pranuar ato.
* Nuk mund të pretendohet që 4–6 persona të akomodohen nën një çadër me dy shezllone duke paguar tarifat standarde. Kapacitetet janë të kufizuara dhe administruesi i plazhit ka të drejtën të mos pranojë situata që krijojnë mbingarkesë dhe cenojnë kushtet e shërbimit.
* Kapacitetet e parkingjeve publike janë të kufizuara dhe nuk mund të garantohet vendparkim për çdo qytetar apo pushues. Për këtë arsye duhet të shfrytëzohen edhe parkingjet private. Bashkia nuk përcakton çmimet e parkingjeve private dhe nuk ka kompetencë mbi to, përveç monitorimit të çmimeve të shezlloneve.
* Pikërisht për shkak të ankesave dhe devijimeve të konstatuara, është ndërmarrë iniciativa e publikimit të numrave të telefonit. Fatura të para disa ditëve apo opinione mbi raste të kaluara nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave aktuale. Kërkojmë që denoncimet të bëhen në ditën kur ndodh rasti, në mënyrë që ndërhyrja të jetë e menjëhershme dhe efektive.
Ne vijojmë të jemi në dispozicion të qytetarëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, në disa stacione plazhi, klientëve u janë rikthyer pagesat pas denoncimeve të kryera.
Ftojmë çdo qytetar që të denoncojë në kohë reale çdo shkelje të konstatuar, në mënyrë që të garantojmë respektimin e rregullave dhe mbrojtjen e interesit publik.
Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, ka pranuar të ekstradohet nga Anglia...
Një shtetas shqiptar rezulton i zhdukur në Gjermani dhe familja apelon për ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion. Shk...
Automjeti ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga aksident...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë. Një qy...
Edi Rama ka lëshuar të gjithë deputetët dhe propogandistët e vet ti bëjnë jehonë Shqipërisë normale që ...
Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transferoi në mënyrë urgjente 400 milionë lekë (4.3 milionë euro) në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. Një 15-vjeçar...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur në B&e...
Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundi...