AKTUALITET

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen, KLSH: ERRU nuk verifikoi respektimin e kushteve

Piranjat Përditësimi i fundit 24 August 2026, 08:21

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen, KLSH: ERRU nuk

Enti Rregullator i Ujit nuk ka kryer kontrollet dhe inspektimet që i kërkon ligji për të verifikuar nëse operatorët e ujësjellës-kanalizimeve respektojnë kushtet e licencave, ndërsa edhe vetë procesi i licencimit dhe rinovimit rezulton në disa raste i mbështetur në vlerësime kryesisht deklarative. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se këto mangësi dobësojnë një nga instrumentet kryesore që rregullatori ka për të kushtëzuar përmirësimin e performancës së ujësjellësve.

Problematika, sipas auditimit, nis që në momentin e dhënies ose rinovimit të licencës. Në rastet e UK Korçë, UK Vlorë dhe UK Vorë, KLSH konstatoi se vlerësimi i aftësive tekniko-profesionale, kapacitetit financiar, përvojës dhe mbrojtjes së konsumatorëve nuk shoqërohej me tregues të qartë dhe dokumente të verifikueshme. Për rinovimet mungonte edhe një vlerësim i dokumentuar i performancës historike të operatorit, ndërsa “aftësia financiare” nuk konkretizohej me elemente që të lejonin kontrollin e vendimmarrjes. Auditimi evidentoi gjithashtu paqartësi mes rasteve të trajtuara si “licencim” dhe “rinovim” dhe mangësi në verifikimin real të kompetencave të drejtuesve.

Por boshllëku më i rëndësishëm shfaqet pas dhënies së licencës. KLSH konstaton se ERRU nuk ka ushtruar kompetencën dhe detyrimin ligjor për të kryer kontrolle dhe inspektime mbi respektimin e kushteve të licencës. Edhe monitorimi që kryhet nuk dokumentohet në mënyrë sistematike dhe mungon lidhja e qartë mes raporteve periodike të operatorëve, vlerësimit formal të përmbushjes së kushteve dhe masave që duhet të marrë rregullatori kur performanca nuk është në nivelin e kërkuar.

Në këtë mënyrë, sipas KLSH-së, licenca rrezikon të mbetet më shumë një akt formal sesa një instrument rregullator i lidhur me performancën. Problemi ka rëndësi të drejtpërdrejtë për sektorin, pasi licenca nuk duhet vetëm të lejojë një shoqëri të ushtrojë aktivitetin, por edhe t’i japë ERRU-së mundësinë ta kushtëzojë atë me standarde konkrete të shërbimit dhe të ndërhyjë kur këto standarde nuk përmbushen. Audituesit vlerësojnë se procesi aktual krijon rrezikun që vendimet për licencat të bazohen më shumë në deklarata sesa në prova konkrete të aftësive dhe performancës së operatorëve.

KLSH kërkon që ERRU të krijojë një sistem të dokumentuar monitorimi për çdo licencë, me raportime periodike dhe vlerësime vjetore të përputhshmërisë, si dhe të planifikojë inspektime të rregullta. Rezultatet e kontrolleve duhet të lidhen drejtpërdrejt me vendimmarrjen e rregullatorit, përfshirë vendosjen e kushteve, masave administrative apo rishikimin e licencës kur operatori nuk përmbush detyrimet./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?