Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

"Unë jam me popullin nuk jam me partinë"/ Kreu i PS në Poliçan që dha dorëheqjen: Partia që ne kemi votuar do të na shkrijë

P
Piranjat30 July 2026, 22:03 · 1 min lexim
"Unë jam me popullin nuk jam me partinë"/ Kreu i PS në

Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit për shkrirjen e Bashkisë Poliçan në kuadër të reformës territoriale. Duke folur gjatë protestës në Poliçan, Zylyftari theksoi se nuk mund të përfaqësojë më votuesit socialistë përballë një vendimi që, sipas tij, bie ndesh me interesat e qytetarëve të Poliçanit.

Ai u shpreh se partia që ata kanë votuar ka propozuar që Poliçani të shkrihet si Bashki, por Zylyftari i bëri thirrje qeverisë që bashkia Poliçan duhet të qëndrojë.

"Me këtë që ne dëgjum sot, unë nuk munden dhe nuk dal dot përballë gjithë këtyre votuesve, të cilët kanë votuar Partinë Socialiste me vite me radhë. Por kjo parti që ne kemi votuar së bashku ka propozuar që ne si bashki të na shkrijë. Unë si kryetar i PS-së në Poliçan i bëj thirrje partisë sime që bashkia Poliçan duhet të qëndrojë. Unë para jush dhe para gjithë mediave paraqes dorëheqjen time si kryetar i PS-së, sepse jam me popullin dhe jo me partinë," tha Erion Zylyftari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.