"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn në qeli

TIRANË- Një protestues ka 'mbuluar' kryeministrin Edi Rama me dhurata për datëlindje. Protestuesi tha se studentët kishin vendosur t'i sillnin Ramës një kostum burgu, të cilin e cilësoi si nga më të mirët që ka Europa, ndërsa shtoi se kostumi ishte i përshtatshëm si për verën, ashtu edhe për dimrin.
Gjatë fjalimit të tij, protestuesi theksoi se mes dhuratave ka edhe një sapun, duke thënë se do të duhej ta ndante me Erion Veliajn dhe një qese me miell nga fshatrat e Korçës, pasi në burg do t'i vinte dëshira të gatuante byrek, si dhe një brisk.
“Ne studentët në protestë i kemi sjellë dhuratë Ramën, meqë këto 13 vite nuk ka marrë asnjë dhuratë. Ky është kostum burgu nga më të mirët që ka Europa. Në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë. Mos u mërzit se kemi menduar për shumë gjëra të tjera. Një sapun, por do të duhet ta ndash bashkë me Erion Veliajn. Të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miell bo direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë një brisk. A e sheh ca populli jemi. Ta mbash gëzuar e mos të dalësh kurrë nga burgu. Shumë burgime për ty, shumë burgime për Ramën, shumë burgime për ty”, tha protestuesi.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Edi Rama f*ck you”/ Protesuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Parlament i krimit

Pamje madhështore/ Mijëra protestues kërkojnë largimin e Ramës

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

Me arkivol në shesh/ Qytetarët improvizojnë “vdekjen politike” të Edi Ramës

"E kanë burgosur pa të drejtë"/ U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: Protestoi për fëmijën tonë të sëmurë...

35 ditë protestë për largimin e Ramës/ Protestuesit shpalosin banderolën në shesh: Mjaft më! Populli kërkon dinjitet

Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve guximtarë

35 ditë revoltë kundër Ramës! Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin pranë Bulevardit të Ri





