AKTUALITET

Urën mbi Bunë e merr lumi/ Qeveria anulon projektin e lançuar me bujë nga Rama dhe Abazoviç

Piranjat Përditësimi i fundit 16 December 2025, 17:24

Urën mbi Bunë e merr lumi/ Qeveria anulon projektin e lançuar

Në shkurt të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i atëhershëm malazez, Dritan Abazoviç, shpallën nga Podgorica projektin për të ndërtuar një urë, e cila do të lidhte Velipojën me Ulqinin.

“Është një projekt, i cili ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse më në fund do të lidhë 2 anët e një kufiri që është 300 metra sa është ura. Projekti është gati, sfida është të hartojmë një procedurë, është hera e parë që ndodh që 2 qeveri do të hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët. Pastaj do të përcaktohet fituesi. Projektin do ta bëjmë të njohur që nesër dhe do të jetë një projekt vërtetë i bukur dhe ambicioz," tha Rama.

Edhe Abazoviç ishte shumë entuziast për projektin.

“Është pak më i shtrenjtë se sa e kemi menduar në radhën e parë. Mendoj se do të kushtojë 20 milionë Euro, nëse ndahet përgjysmë nuk është shumë. E kemi pikën e hapur dhe mjetet rezervë për këtë çështje. Tashmë kemi biseduar që do t’i ndajmë dhe pagesa të bëhet në disa vite dhe të mos jetë asnjë ngarkesë për të dy vendet tona," tha ai.

Projekti i Urës mbi Bunë

Pak muaj pas shpalljes së projektit nga të dy kryeministrat, marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e përbashkët të urës u miratua në Kuvendin e Shqipërisë me votat e maxhorancës dhe opozitës. Menjëherë pas kësaj, Ura e Bunës u fut në listën e propjekteve prioritare të investimeve buxhetore. Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, vepra do të kishte një kosto prej 20 milionë eurosh dhe ndërtimi i saj iu ngarkua Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Por ndonëse Rama deklaroi se projekti ishte gati dhe ndërtimi do të fillonte brenda pak kohësh, gjërat morën një tjetër rrjedhë. Ndërtimi i urës nuk filloi asnjëherë, ndërsa pak ditë më parë, qeveria e Shqipërisë njoftoi de fakto anullimin e projektit.

Në përditësimin e fundit të listës së projekteve prioritare, që u mirata nga qeveria në mbledhjen e fundit, ura mbi Bunë nuk ekziston më. Qeveria e ka hequr projektin, duke lajmëruar praktikisht anulimin e tij pa shumë lavdi./kapitali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?