Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat
AKTUALITET

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare! Ushtari i Ramës, Begaj i vulos dekretin

P
Piranjat 7 August 2026, 12:36 · 2 min lexim
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare! Ushtari i

Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, heq dorë nga shtetësia shqiptare.

Vendimi u firmos nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe dekreti me Nr. 443, datë 30.7.2026 u publikua në Fletore Zyrtare të 6 gushtit 2026. 

Mësohet se ka qenë vetë vajza e ish ministrit të Shëmdetësisë e cila ka kërkuar lënien e shtetësisë ndërsa me botimin në Fletore Zyrtare vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur babai i saj, ish-ministri Ilir Beqaj, po hetohet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të vitit 2024, për aferën me milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, përmes një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive, në kohën kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

Ndërsa më 31 korrik Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi lirimin nga qelia dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” me argumentin se kishin përfunduar afatet e paraburgimit.

Përgjimet e kryera nga SPAK në vitin 2023 për kontratën koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës qëndronte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe miku i tij i hershëm, Ermal Kurtulaj.

SPAK e akuzon Beqajn në këtë çështje për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me disa procedura prokurimi të kryera nga SASPAC, si dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private në restorantin Gzona, që gjendet në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – zonë historike e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanit dhe kulinarisë.

 Ai njihet si një nga arkitektet e tenderave në shëndetësi. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.