Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Vajzën po ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe Refit Buzi: Mua mos m’u afro, e kam ndarë mendjen

P
Piranjat25 July 2026, 15:24 · 2 min lexim
“Vajzën po ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes

Ky është momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plakën, të cilën e mbajti peng për 4 orë me radhë. 35-vjeçari e liroi ish-partneren me të cilën kishte pasur një marrëdhënie për afro 9 vite gjatë negociatave të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj.

Efektivi Korroveshaj negocion gjatë gjithë kohës me altoparlant me 35-vjeçarin, i cili qëndronte i ngujuar bashkë me Rozalinda Plakën në mjetin e tij.

Pas disa orëve rezistencë, efektivi Korroveshaj afrohet drejt tyre, duke e këshilluar Buzin të mos i bënte keq vajzës, ndërsa një pjesë e negociatave është zbardhur.

PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT

MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!

BUZI: Nuk e liroj, mos u afro

KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!

BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…
Në këto momente, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet, duke e lënë disa metra larg autorit dhe kthehet sërish drejt tij, për ta bindur të dorëzohet.

KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua

BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!

Pas këmbënguljes së Buzit, shefi i policisë largohet me Rozalinda Plakën, e cila më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, pasi ishte në gjendje të renduar psikologjike. Pavarësisht negociatave, 35-vjeçari nuk u bind, duke i dhënë fund jetës së tij rreth orës 16:35 të së premtes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.