Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

Valëviti flamurin “Autochthon” në Guci, 19-vjeçarja shqiptare përfundon në polici dhe gjobitet nga shteti malazez

P
Piranjat 5 August 2026, 16:43 · 4 min lexim
Valëviti flamurin “Autochthon” në Guci, 19-vjeçarja

Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është shoqëruar me pasoja për 19-vjeçaren Vatra Balidemaj.

E reja shqiptare, e cila jeton atje, gjatë koncertit të artistëve Dava Gjergji dhe Prengë Beci, më 1 gusht, mbante në duar flamurin “Autochthon”, por kjo i kushtoi shtrenjtë.

Balidemaj tregon se autoritetet malazeze e shoqëruan në polici vetëm për shkak se mbante flamurin në duar. Pasi u mor në pyetje, 19-vjeçarja doli para gjykatës dhe madje u gjobit.

Vlera e gjobës nuk është shumë e madhe, deri në 250 euro, por ajo që e ka lënduar të renë shqiptare është fakti se, sipas saj, gjoba është e padrejtë, pasi nuk ka bërë asnjë shkelje, por thjesht ka valëvitur flamurin me simbole shqiptare në tokën e të parëve.

Sipas Balidemajt, pas valëvitjes së flamurit gjatë koncertit të Dava Gjergjit dhe Prengë Becit, disa persona nga Gucia e konsideruan këtë veprim si provokim, por ajo këmbëngul se nuk ka pasur asnjë qëllim provokues.

Në reagimin e saj, 19-vjeçarja, e cila ka përfunduar gjimnazin dhe jeton në Martinaj, shprehet se e valëviti flamurin “Autochthon” me krenari për identitetin dhe historinë shqiptare.

Ajo kritikon edhe mungesën e reagimit nga përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, të cilët, sipas saj, nuk reaguan ndaj këtij rasti.

Në Guci, rreth 35% e popullsisë është shqiptare, ndërsa vite më parë ky qytet banohej kryesisht nga shqiptarë.

Procesi i asimilimit ka bërë që sot shqiptarët të përbëjnë rreth 35% të popullsisë, ndërsa shumicën, me rreth 57%, e përbëjnë boshnjakët.

Dy ditë më pas u mbajt një koncert tjetër në Plavë, ku performoi këngëtarja serbe Dragana Mirković. Në këtë koncert morën pjesë edhe shumë shqiptarë që jetojnë atje. Sipas Balidemajt, artistja njihet për afërsinë e saj me politikën radikale të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviçit, si edhe për deklarata që ajo i konsideron kundër myslimanëve dhe shqiptarëve.

Reagimi i 19-vjeçares Vatra Balidemaj pas gjobës për valëvitjen e flamurit shqiptar:

“Më 01.08.2026, gjatë manifestimit që mbahet çdo vit nga shqiptarët në Guci, valëvita flamurin ‘Autochthon’. Kjo i shqetësoi dhe u konsiderua provokim nga disa banorë të Plavës dhe Gucisë (boshnjakë), gjatë koncertit të Dava Gjergjit dhe Prengë Becit.

Të nesërmen pas koncertit më morën në deklaratë, përfundova në gjyq dhe mora gjobë.

Disa shqiptarë që janë në partitë ‘shqiptare’ nuk reaguan, sepse nuk e kanë guximin, pasi janë nën pushtetin e malazezëve.

Flamurin e valëvita me krenari për heronjtë dhe kombin shqiptar, në trojet e mia. Kjo është e drejtë e imja.

Jemi autoktonë dhe jo të ardhur në vendin tonë.

Sipas tyre, flamuri i ‘Sanxhakut’ nuk është provokim, ndërsa simbolet shqiptare po.

Rrnoftë Shqipnia!

Me respekt,
Vatra Agron Balidemaj.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.