Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

P
Piranjat 3 September 2026, 07:16 · 3 min lexim

Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma më të forta, sipas mjekëve.

Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore të kësaj viroze, tha mjeku P. Male. Rastet paraqiten gjithashtu me dhimbje kockash, diarre dhe të vjella.

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e

Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëri që kërkojnë trajtim me antibiotike.

Sipas tyre, virozat që po qarkullojnë aktualisht po shfaqen më agresive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më të prekura rezultojnë moshat e mesme dhe të reja, të cilët janë në marrëdhënie pune, duke krijuar dhe mungesa të shumta në institucione.

Përhapja duket se është më e lartë mes personave që punojnë në zyra dhe në mjedise të tjera ku ka grumbullime njerëzish.

Ndërkohë, personat në moshë më të madhe po e kalojnë virozën me më pak simptoma, sipas vëzhgimeve të mjekëve.

Vlora dhe Saranda me incidencën më të lartë të rasteve me diarre

Fluksi i lartë turistik dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve gjatë verës përkojnë me një incidencë shumë më të lartë të rasteve me diarre në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, veçanërisht në Vlorë dhe Sarandë.

Të dhënat e raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë për javët 31 dhe 32 të vitit 2026 që i korrespondojnë gjysmës së parë të vitit 2026 tregojnë se Vlora ka diferencën më të madhe me pjesën tjetër të vendit për frekuencën e rasteve të “diarresë pa gjak”.

Në javën e 32-të, në Vlorë incidenca arriti në rreth 115 raste për 10 mijë banorë, nga rreth 108 raste një javë më parë. Niveli është disa herë më i lartë se në shumicën e NJVKSH-ve të tjera të vendit.

Edhe Saranda, një tjetër zonë me përqendrim të lartë të pushuesve gjatë muajve të verës, shfaq një incidencë dukshëm mbi pjesën më të madhe të vendit. Në javën 31 ajo ishte rreth 69 raste për 10 mijë banorë. Të dhënat tregojnë se në javën pasardhëse rastet ranë ndjeshëm.

Përqendrimi i rasteve në dy prej destinacioneve me flukset më të mëdha turistike vjen në një periudhë kur temperaturat e larta dhe grumbullimet e njerëzve krijojnë kushte më të favorshme për përhapjen e virozave dhe infeksioneve gastrointestinale./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.