‘Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit’/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas denoncimit

Një ditë pas denoncimit të Syri Televizion, për skandalin e rëndë të vrasjes së qenëve endacak në zonën e Lanabregasit në Dajt, Policia e Tiranës ka nisur hetimet.
Indrit Osmani, që një ditë më parë denoncoi aktet e rënda të vrasjes së qenëve, ka bërë një denoncim edhe në polici. Këtë të enjte, efektivët e krimeve të Komisariatit Nr.4, kanë shkuar pranë qendrës Veterinare të Bashkisë Tiranë në zonën e Tufinës.
Fillimisht policët kanë shkuar për të kërkuar kamerat, por punonjësit u kanë thënë se ato nuk punojnë. Kjo ka bërë që policia të largohet, por banorët që u përballën me skandalin, kanë këmbëngulur që policia të thellojë hetimet.
Pas disa orësh, efektivët janë rikthyer pranë Qendrës së Kujdesit Veterinar, ku kanë shoqëruar disa punonjës të saj të cilët po merren në pyetje.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije, se brenda qendrës dyshohet se ka pasur edhe qenë të tjerë të vrarë, të cilët mbaheshin në qese plastike dhe frigorifer.
Në vijim pritet informacion zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.
Lexo edhe
AKTUALITET
Udhëtimet drejt Shengenit ndryshojnë nga 10 prilli, ja çfarë duhet të dini

Gjykata këshillon SPAK të hetojë dëshmitarin Shima: Ka zbatuar urdhra kriminalë që jepte Karçanaj dhe Delibashi

“Tentativë grabitje gjatë orëve të natës”, ARRSH: Riparohet pas dëmtimeve Ura e Milotit

Ndahet nga jeta nëna e Petrit Malajt, ambasadori prek me fjalët: Më mësoi gjithçka dhe më dha dashuri pa kushte

Rama shfaqet i merakosur nga akuzat se po pastrohen para në ndërtim

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Kukës-Tiranë. Detajet e para

Parcelën e kishin mbjellë me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Algjeriani e qëlloi me shtizë, Prokuroria: Vrasja e të riut shqiptar e qëllimshme, jo vetëmbrojtje





