Vatra e zjarrit në Ulëz ende aktive, vijon lufta për izolimin e flakëve, terreni vështirëson operacionin

Vatra e zjarrit në Njësinë Administrative Ulëz, në fshatin Lundër vijon të jetë ende aktive. Zjarrëfikësit ndodhen në terren dhe po vijojnë 'luftën' për izolimin e plotë të flakëve. Konkretisht vatra e zjarrit ndodhet në një zonë të thellë malore me terren shumë të vështirë, çka e ka bërë të pamundur ndërhyrjen direkte të mjeteve zjarrfikëse.
Gjatë ditës së djeshme u arrit izolimi i vatrës së zjarrit, e cila kishte marrë një shtrirje prej rreth 1 kilometri. Aktualisht, forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizim. Në operacion janë angazhuar punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të Njësisë Administrative Ulëz.
Po ashtu në terren ndodhen efektivët e zjarrfikëses së Bashkisë Mat, si dhe 15 punonjës të shërbimit pyjor. Zona e prekur përbëhet kryesisht nga pyje dushku dhe shkurre të llojeve bush, shqopë dhe dëllinjë. Deri më tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon.
Lexo edhe
AKTUALITET
Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve

Telegrami tronditës i vitit 1956: Nëna e nipit të Asim Vokshit i lutet Enver Hoxhës të shpëtojë djalin e saj

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimësi në Mat

Bregdeti mban pezull çmimet e reja të referencës, në rrethe rivlerësimi vijon me vlerat e 2016-s

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për sot

Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve

Bileta falas për të mbushur stadiumin? Shtohen akuzat dhe pretendimet për koncertin e Kanye West

Vijon marshimi/ Protestuesit ulen para Parlamentit, thërrasin njëzëri: Parlamenti i krimit





