Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar
AKTUALITET

Vazhdon protesta edhe në Divjakë, 51 ditë rezistencë kundër shkrirjes së bashkisë

P
Piranjat19 September 2026, 21:26 · 1 min lexim
Vazhdon protesta edhe në Divjakë, 51 ditë rezistencë

Prej 51 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër reformës së re territoriale që, sipas tyre, rrezikon të prekë statusin e bashkisë së tyre.

Edhe pse numri i protestuesve mbetet i kufizuar, qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, duke kërkuar që Divjaka të mbetet bashki. Sipas tyre, ndryshimi i propozuar do të cenonte identitetin dhe historinë e zonës, si dhe do të ndikonte në administrimin e saj.

Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë vënë në dukje resurset që disponon Divjaka dhe potencialin njerëzor të zonës, duke kundërshtuar propozimet e komisionit të reformës territoriale.

Ata pritet të vijojnë kundërshtimin edhe përpara diskutimit të projektit në Kuvend, ku më 8 tetor pritet të hidhet për votim propozimi për ndarjen e re administrative-territoriale.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.