Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vazhdon skandali/ Rrjedhja e ujit në Llixhat e Bënjës vë në rrezik jetët e vizitorëve

P
Piranjat 4 April 2026, 15:02 · 1 min lexim
Vazhdon skandali/ Rrjedhja e ujit në Llixhat e Bënjës vë

Pas videos skandaloze të publikuar nga Piranjat në lidhje me gjendjen e rëndë tek Llixhat e Bënjës, një tjetër material i siguruar nga Piranjat News nxjerr në pah një situatë alarmante që vazhdon të përkeqësohet.

Pamjet tregojnë qartë se uji rrjedh në mënyrë të pakontrolluar, duke krijuar shtresa myshku dhe një terren të rrëshqitshëm që e bën lëvizjen të vështirë dhe potencialisht të rrezikshme për vizitorët.

Kjo gjendje jo vetëm që cenon sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, por dëmton edhe imazhin e një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në vend.

Kujtojmë se për këtë projekt janë investuar 2 milionë euro, çka ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e realizimit të punimeve dhe menaxhimin e fondeve publike.

Dyshimet se ky investim mund të jetë shndërruar në një tjetër rast abuzimi apo shpërdorimi fondesh bëhen edhe më të forta kur merret parasysh fakti që, pavarësisht denoncimeve të mëparshme, nuk është marrë asnjë masë konkrete nga institucionet përgjegjëse./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.