Vdekja e 65-vjeçarit në Pogradec, flasin fqinjët: Ambulanca erdhi me vonesë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 65-vjeçarit në Pogradec, i cili humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht me një frezibël (troko) teksa po kryente punime në banesën e tij.
Fqinjët kanë rrëfyer për mediat momentet e para pas aksidentit, duke pretenduar se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje.
Një prej fqinjëve tregoi se 65-vjeçari kishte marrë mjetin e punës për të kryer disa punime në shtëpi, ndërsa askush nuk e kishte menduar se situata do të përfundonte në tragjedi.
“Erdhi që andej, hyri te shtëpia këtu. Vajti mori trokonë, seç do bënte? U çuditëm kur po thërrisnin, erdhëm ne”, u shpreh ai.
Një tjetër fqinje tha se i moshuari jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja ndodhej në Greqi, ndërsa dy fëmijët e tij jetojnë në Londër. Ajo pretendoi se ndihma mjekësore nuk mbërriti në kohë.
“Lajmëruam ambulancën. Erdhi infermierja e fshatit, ambulanca ka ardhur me shumë vonesë, sa u mbulua i tërë trupi me gjak. Dy fëmijë i ka në Londër, gruan në Greqi, vetëm jetonte”, tha ajo.
65-vjeçari u transportua drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shkrumbohet banesa në Qytet Studenti, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

Dy shushunjat e mikrokredive arkëtuan 55 milionë euro nga interesat vitin e kaluar

Prona shkak i konfliktit në Pukë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 2 të tjerë

‘Skema e frikshme e pastrimit të parave’, Qyno: Trafikantët po kthehen në ‘Investitorë strategjikë’ me bekimin e shtetit

“Po flisja me nënën në telefon"/ Çfarë deklaroi Ermal Beqiri pas arrestimit në Francë





