Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Në shtator 2025, në hyrje të një pallati të braktisur në zonën e Alliasit, në Tiranë u gjet i shtrirë përtokë Fadil Tuzi, 39 vjeç nga Shkodra, me dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ai qëndroi mbi 20 ditë në Spitalin e Traumës dhe më pas ndërroi jetë. Motra e tij, Esmeralda Koçi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke dyshuar se vëllai është vrarë. Sipas saj, një person me të cilin viktima shoqërohej dhe një lidhje paralele e të dashurës së tij, mund të jenë shkak i ngjarjes.
“Vëllai ishte 39 vjeç, punonte ku t’i dilte, herë me punë dhe herë pa punë, si të gjithë. Është gjetur përtokë, nuk e di se kush i ka rënë. Vëllai kishte diku te tre vjet që jetonte këtu, kurse në Tiranë ka vëllai mbi 20 e ca vjet që jeton. Nuk më ka shprehur asnjë lloj gjëje dhe asnjë lloj shqetësimi. Unë dyshoj 100% që është një vrasje. Vëllai ka pasur një lidhje me një vajzë më herët. Mendoj se autori i vrasjes dhe vajza janë të lidhur”, thotë motra e viktimës.
Një dëshmitare deklaron, se e gjeti viktimën rreth orës 08:15 të gjakosur dhe se e kishte parë pak ditë më parë në shoqërinë e një gruaje.
“E pashë para dy ditëve, e pashë edhe një ditë tjetër, më përshëndeti. Unë punoj me turne te Spitali në QSUT, por vija nga turni i tretë dhe kur vij këtu shikoj një njeri të shtrirë te shkalla. Mu duk pak me gjak, por nuk e vura shumë re, mendova se po flinte. Ai pinte, disa herë e kam parë që vinte i shoqëruar me vajzë. Atë ditë që më foli mua ‘si je’, ishte me një grua. Këtu janë shpërthyer dyert, kush nuk hyn e kush nuk del, palë-palë. Vinë këtu persona të ndryshëm, ata që konsumojnë lëndë narkotike”, thotë dëshmitarja.
Esmeralda Koçi shton se vëllai natën e ngjarjes është parë duke konsumuar një kafe në lokal te “Rruga e Dibrës”, e më pas ka iku në një tjetër lokal, i cili sot çuditërisht ka ulur qepenat. Ajo dyshon se personat që e kishin këtë lokal janë autorë, ndërkohë që vajza për të cilët flitej se shoqërohej viktima ka qenë kamariere. Më tej ajo pretendon se ekzistojnë pamje video, ku shfaqen personat e dyshuar, ndërsa policia konfirmon mungesën e kamerave funksionale në zonë.
“Po s’ka kamera aty, se kemi bërë procedurë për atë pjesë. Një, që është në kat të pestë, nuk funksion, se ai i zoti i shtëpisë, e kishte shitur shtëpinë dhe e kishte marrë me gjithë DVR. Nuk ka në rrugicë, se ne kemi pasur ngjarje plot aty dhe nuk i vënë, se i kemi bezdisur me kamera aty dhe i kanë hequr fare ato. Asnjë gjë deri tani”, thotë OPGJ.
Për shkak të sekretit hetimor, Prokuroria e Tiranës jep pak detaje, por konfirmon se çështja po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa familja kërkon hetim të plotë të të gjithë personave që kanë pasur kontaktet e fundit me viktimën.
Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim. E fshehur mes maleve të Mird...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor avokatin Bardhi Koçi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtroj...
Ndërsa Shqipëria është në fazat e fundit të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, President i Repu...
“Unë kam marrë lloj e soj medikamentesh, jo të duhura”. Ambra Koka u diagnostikua me sklerozën multiple kur ishte vetëm 3...
Plagosja me armë zjarri e një 55-vjeçari në Mamurras duket se ka ndodhur për arsye banale. Pjeter Marku mbeti i plagosur në pje...
Një bastisje e karabinierëve në Peruxhia rezultoi në arrestimin e një shqiptari të lidhur me trafikun e drogës në Itali....
Dhjetëra emigrantë janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në "Swindon", pasi më shumë se 100 oficer&eu...
Një përgjim i ri i bërë publik nga opozita hedh dritë mbi një skemë të paracaktimit të tenderave, duke impliku...
Nëntë masa paraprake u ekzekutuan këtë mëngjes, të mërkurën, më 17 dhjetor, në provincat e Firences dhe Sien&e...
Rexhino “Gino” Abazaj është arrestuar sërish në Francë. 33-vjeçari italo-shqiptar ishte burgosur në nënt...