Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Vdekja e Igli Gjocajt te "Orange Club", administratori: Ishte mik me pronarin, erdhi të jepte mendim për lyerjen!

P
Piranjat11 April 2026, 13:26 · 1 min lexim
Vdekja e Igli Gjocajt te "Orange Club", administratori: Ishte mik me

Administratori i lokalit 'Orange club', Ermal Fataj i arrestuar lidhur me ngjarjen e 9 prillit, ku 33-vjeçari Igli Gjoca, humbi jetën gjatë punimeve në ambjentet e lokalit ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

Adminitratori u arrestua nën akuzën e punësimit të paligjshëm të Gjocajt, por ka mohuar që ta ketë punësuar, duke deklaruar se i ndjeri ishte mik me pronarin.

Fataj ka deklaruar se 33-vjeçari ka shkuar në lokalin 'Orange Club' pasditen e 9 prillit për të parë punimet që po kryheshin, nisur edhe nga miqësia që kishte me pronarin.

Sipas deklarimeve të tij, Igli Gjoca nuk ishte i punësuar, pasi ai punonte në servisin e tij, por kishte shkuar për të dhënë mendim për lyerjet dhe punimet që kryheshin në lokal.

Igli Gjoca ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës së tij në lokalin në Sarandë. 33-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.