Vdekja e Ilir Kalaverit në minierën e kromit, arrestohet drejtuesi teknik i punimeve

Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti minerar, pas aksidentit tragjik në punë që i mori jetën një 40-vjeçari.
Në pranga është vënë shtetasi P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili ushtronte detyrën e drejtuesit teknik në subjektin minerar ku ndodhi ngjarja.
Sipas Policisë, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore të zhvilluara në lidhje me aksidentin e ndodhur më 1 gusht 2026, ku humbi jetën shtetasi Ilir Kolaveri, 40 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 63-vjeçari nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, çka dyshohet se solli aksidentin fatal.
Njoftimi
Bulqizë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Lexo edhe
AKTUALITET
BE gati të kopjojë modelin e Shqipërisë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm

“SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzo...

Zjarr masiv në Matomarë të Finiqit/ Flakët po përhapen drejt Mesopotamit, në rrezik edhe Delvina. Kërkohet ndërhyrja nga ajri

Kryemadhi pas paraqitjes në SPAK: Proces politik, akuzat ndaj meje dhe Metës janë nxjerrë nga konteksti

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe tentoi të vidhte një banesë/ Vihet në pranga 49-vjeçari





