Vdiq sot në aksident teksa shkonte në punë, historia e Xhesjon Zogut! Humbi të atin 20 vite më parë, e ëma përballet me kancerin

26-vjeçari Xhesjon Zogu, me profesion gazetar, humbi jetën tragjikisht sot, në një aksident të rëndë që u shënua në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një automjet tip “Benz” dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur kokë më kohë me automjetin tip “Land Rover” që drejtohej nga gazetari Xhesjon Zogu.
Gazetari jetën rrugës për në spital, ndërsa shoferi i automjetit tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Humbja e 26-vjeçarit ka tronditur opinionin publik, ndërsa pas figurës së tij fshihej një histori e trishtë familjare. Xhesjon Zogu u rrit jetim, pasi babai i tij u vra 20 vite më parë. I riu jetonte vetëm me nënën e tij që vuan nga kanceri, ndërsa i vëllai është i arrestuar.
Pavarësisht këtyre sprovave të mëdha jetësore, Xhesjoni zgjodhi të ecte përpara dhe të ndiqte pasionin e tij për median, ku punoi me përkushtim në disa websajte dhe televizione në vend.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet një 42-vjeçar në Rinas, tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar

Zjarri në Ulëz jashtë kontrollit/ Digjen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari

Bllokohen pagat e gjyqtarëve e prokurorëve/ Kërcënohet me gjyq e padi penale Ministria e Financave

Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë

Bardhi thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni urgjentisht “Paketën e Maleve”

Dorëheqja e ministres Sala/ Gazetari Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

Zjarri del tërësisht jashtë kontrollit në Ulëz/ Shkrumbohen banesa dhe...





