Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Veliaj ankimon dosjen në Kushtetuese: Të shpallen të pavlefshme të gjitha veprimet

P
Piranjat10 April 2026, 11:11 · 5 min lexim
Veliaj ankimon dosjen në Kushtetuese: Të shpallen të pavlefshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO të datës 9 shkurt, ku dosja ndaj kryebashkiakut kaloi për gjykim.

Në një deklaratë për median, avokati Plarent Ndreca shprehet se krahas kësaj, kërkesa përfshin edhe shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në të njëjtat kushte.

“Ky proces është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet; Parimi i barazisë së armëve është cenuar, pasi prokuroria ka vepruar në avantazh të plotë procedural; Gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës; Z. Veliaj është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave ku ai duhet të mbrohet i lirë” shprehet Ndreca.

Deklarata e plotë:

Të nderuar përfaqësues të medias,

Në vijim të praktikës sonë për të informuar opinionin publik mbi çdo veprim ligjor të ndërmarrë nga mbrojtja e z. Veliaj, ju bëjmë me dije se sot kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit nr. 29, datë 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe për pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e këtij vendimi.

Kërkesa jonë përfshin gjithashtu shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të z. Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në të njëjtat kushte.

Ky proces është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet; Parimi i barazisë së armëve është cenuar, pasi prokuroria ka vepruar në avantazh të plotë procedural; Gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës; Z. Veliaj është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave ku ai duhet të mbrohet i lirë.

Në këto kushte, vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq është marrë mbi një proces të kompromentuar në themel, duke prodhuar një proces antikushtetues dhe për rrjedhojë, të pavlefshëm, i cili nuk mund të prodhojë pasoja juridike të vlefshme.

Për këto arsye, i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese:

të shfuqizojë vendimin e seancës paraprake;

të shpallë të pavlefshme veprimet e kryera mbi bazën e tij;

të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 14 të ligjit nr. 95/2016;

të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 332/gj të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo nuk është thjesht një çështje individuale. Është një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend. Ne do të përdorim çdo mjet ligjor për të garantuar që Kushtetuta dhe standardet evropiane të mos mbeten deklarative në letër, por të zbatohen realisht, ashtu siç sovrani – populli shqiptar – ka shprehur vullnetin e tij përmes miratimit të Kushtetutës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.