Veliaj kërkesë ‘Administratives’ për transmetimin e seancave live: Detyrim për transparencë ndaj publikut!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për transmetimin live të seancave gjyqësore.
Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi i transparencës së gjykimit duhet të garantohet në mënyrë reale dhe efektive, përmes lejimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave për publikun. Sipas tij, kufizimi aktual në ndjekjen fizike të seancave, nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji.
Një nga argumentet kryesore lidhet me praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila tashmë transmeton live seancat publike, si standard për garantimin e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi.
Sipas Veliajt, kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykatat, pasi tregon se transmetimi i drejtpërdrejtë është plotësisht i pajtueshëm me solemnitetin dhe zhvillimin normal të procesit gjyqësor. Gjithashtu, është edhe një detyrim ndaj publikut dhe atyre që e kanë besuar dhe votuar Veliajn tri herë rresht, për të mësuar në kohë reale çdo fakt e të vërtetë rreth tij.
Ai thekson se, për shkak të funksionit të tij publik, interesit të lartë që mbart çështja, personave të shumtë të interesuar, aplikimi i një standardi më të kufizuar nga gjykatat e tjera do të cenonte të drejtën e publikut për të përçuar zhvillimin e çështjeve, besimin e publikut dhe do kompromentonte qëllimet e këtyre proceseve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qepa hidhet në kanale, fermerët e Maliqit pa treg dhe me humbje

Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU

Irfan Azizi tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Talo Çela do të më ekzekutojë

Gratë me shami u afrohen fëmijëve?! Gazetari: Janë nga kampi i muxhahedinëve. Pista që po heton policia

"Për çunat që janë në Angli", Daily Mail: Azilkërkuesit shqiptarë paguajnë policë të korruptuar për dokumente false

Digjet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para të rënies së zjarrit

Ndotet Shishtaveci! Mungesa e koshave dhe pastrimit përkeqëson situatën në zonën turistike

Zjarri në kompleksin e Armando Lilos/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve





