Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Veliajn e kapën për zverku dhe e futën brenda”, Hoxha: Pse me Ballukun vepruan me 2 standarde

P
Piranjat 3 April 2026, 22:41 · 2 min lexim
“Veliajn e kapën për zverku dhe e futën brenda”,

Gazetari Artan Hoxha, e ka cilësuar me 2 standarde qasjen e SPAK për Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pa masë sigurie, në krahasim me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Hoxha tha se në rastin e Ballukut, u veprua me një tjetër standard.

“Fillimisht e mori të pandehur pa masë sigurie e la në detyrë, priti dhe 1 muaj, e pa që nuk lëvizi I këputi 2 masa sigurie e më pas reagoi kryeministri, më pas SPAK ja rëndoi akuzat. Kurse Veliajn e kapi për zverku e çoi brenda dhe pastaj filloi historinë”, tha Hoxha.

“SPAK na ka dhënë rastin tjetër, mënyra si u soll me Ballukun, nëse me Veliajn e kapi për zverku e çoi brenda dhe pastaj filloi historinë. Në rastin Balluku bëri të kundërtën, e mori të pandehur pa i vendosur masë sigurie. Unë jam marrë i pandehur pas 1 viti e gjysëm, isha në masë sigurie. Nuk e kam kuptuar pse veproi kështu me zonjën Balluku.

Pra në këtë rast, veproi me një tjetër standard, fillimisht e mori të pandehur pa masë sigurie e la në detyrë, priti dhe 1 muaj, e pa që nuk lëvizi I këputi 2 masa sigurie e më pas reagoi kryeministri, më pas SPAK ja rëndoi akuzat.

Ndërkohë që SPAK mund të bënte si me rastet e mëparshme, ta kërkonte direkt në Kuvend, e conte për masë sigurie dhe e vendoste gjykata. Por SPAK nuk e bëri këtë gjë. Pse me Veliajn vepruan kështu dhe me Ballukun vepruan ndryshe”,- shtoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.