Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

FOTO- Vëllai gjeti të vrarë motrën/ Detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve. Çfarë shkruante Drita në rrjetet sociale

P
Piranjat19 April 2026, 11:40 · 5 min lexim
FOTO- Vëllai gjeti të vrarë motrën/ Detaje të reja nga

Ajri që ndihet në rrugët e boshatisura të Cossombratos është surreal. Një fshat i vogël i zhytur në kodrat e Astigianos, i rrethuar nga vreshta dhe fusha.

Pikërisht në mes të gjelbërimit, Astrit Koni, 59 vjeç me origjinë shqiptare, dyshohet se ka vrarë me një kosë të vogël ish-bashkëshorten Drita Mecollari, 57 vjeçe, dhe partnerin e saj të ri Bardhok Gega, 55 vjeç, banues jashtë provincës, për t’i dhënë më pas fund jetës duke u hedhur nga kështjella në majë të fshatit.

“Mos u shqetëso për atë që thonë të tjerët, ec përpara dhe merre me punët e tua, vetëm kështu mund të jesh i qetë dhe i pavarur”, kështu shkruante gruaja në profilin e saj në Instagram. Një fjali që merr një kuptim të fortë pas asaj që ndodhi.

Mes pak kalimtarëve, askush nuk ndihet i gatshëm të flasë hapur. “Jemi të gjithë shumë të tronditur, e njihnim Astritin shumë mirë dhe nuk do ta kishim imagjinuar kurrë se mund të bënte diçka të tillë”, thotë një zonjë me lot në sy. “Këtu nuk ndodh kurrë asgjë. Qetësia u thye nga kjo tragjedi”, shton një tjetër.

Bardhok Gega

“Arturo”, siç e kishin pagëzuar në Cossombrato, punonte si kopshtar në kështjellë, por edhe për disa privatë. Prej gati 30 vitesh jetonte në fshatin me 500 banorë. Kishte ardhur në Itali me ish-bashkëshorten, me të cilën kishte dy vajza, dhe nga e cila ishte ndarë disa vite më parë. Një çift shumë i njohur, si nga komuniteti i vogël shqiptar, ashtu edhe nga banorët e tjerë.

“Këto janë ditë dramatike për ne. Ishin të dashur nga të gjithë – thekson kryetarja e bashkisë Elsa Ormea. “Ishte shumë i rezervuar dhe fliste pak, por kishte marrëdhënie shumë të mira me të gjithë”, shton ajo. Në zërin e saj ndihet edhe njëfarë keqardhjeje: “Në atë familje kishte padyshim një dramë që nuk e kemi kuptuar. Pendesa e madhe është që nuk arritëm t’i ndihmonim. Arturo ishte si rojtar i fshatit”.

Misteri i vetëvrasjes

Ajo që fillimisht dukej si një rast vetëvrasjeje, me kalimin e orëve është shndërruar në një ngjarje gjithnjë e më tragjike. Drita nuk jetonte më prej kohësh në fshat, por kthehej rregullisht për t’u marrë me hobin e saj të preferuar, të cilin ish-bashkëshorti e njihte mirë. Prej disa vitesh ajo merrej me rritjen e bletëve në kodra, rreth dy kilometra larg zonës së banuar.

Bëhej fjalë për një strukturë të vogël me rreth dhjetë koshere, e fshehur mes pemëve, në majë të një kodrine që mund të arrihej vetëm në këmbë. Alarmin e ka dhënë vëllai i saj, i cili, gjatë një shëtitjeje në zonë – ndoshta për të kontrolluar bletarinë – ka gjetur trupat e pajetë. Sipas autoriteteve, viktimat kishin plagë prerëse në kokë.

Nga hetimet e para rezulton se partneri i ri ka tentuar të mbrojë të dashurën, por dinamika e saktë e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar. Ajo që dihet me siguri është se arma e përdorur ishte një drapër, i gjetur në vendin e krimit. Hetimet po drejtohen nga prokurori Alessandro Giai dhe i dyshuari kryesor mbetet ish-bashkëshorti, i cili i ka dhënë fund jetës një ditë para se të zbuloheshin trupat.

Hetimet e karabinierëve

Ngjarja ka ende shumë pika të paqarta, sidomos për sa i përket kohës së saktë të vrasjes së dyfishtë. Nuk është ende e qartë nëse krimi ka ndodhur të enjten pasdite apo të premten. Ekspertiza e policisë shkencore pritet të sqarojë këtë detaj kyç. Një tjetër element që mbetet për t’u zbardhur është skena e sulmit: nëse Koni e kishte ndjekur çiftin nga larg apo nëse ndodhej rastësisht në atë vend. /PiranjatNews/

FOTO- Vëllai gjeti të vrarë motrën/ Detaje të reja nga

Astrit Koni

FOTO- Vëllai gjeti të vrarë motrën/ Detaje të reja nga

Drita Muçollari 

FOTO- Vëllai gjeti të vrarë motrën/ Detaje të reja nga

Bardhok Gega

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.