Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

'Vëllai i kreut të bashkisë siguron kontrata milionëshe’, Teliti: Akoma qeveris në Tiranë Erion Veliaj

P
Piranjat22 September 2026, 10:29 · 4 min lexim
'Vëllai i kreut të bashkisë siguron kontrata

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qenë këshilltari bashkiak i PD dhe eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti.

Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën në bashkinë e Tiranës por edhe situatën e rëndë ku ndodhet kryeqyteti. Ai tha se kreu i bashkisë së kryeqytetit vazhdon të jetë Veliaj, ndërkohe që vëllai i tij Arbër Veliaj përfiton në mënyrë të padrejtë kontrata milionëshe siç ishte ajo për koncertin e Kanye West.

Flavio Qarri: Fakti që Arbër Veliaj ka vijuar të marrë kontrata të majme me akses ne korporata gjigante pr edhe fonde publike, është parë si një mënyrë e kryeministrit për ta qetësuar Veliajn për ti dhënë sinjale dhe mesazhe. Dhe çuditërisht është pasuruar Veliaj Junior gjatë vitit që është arrestuar vëllai i tij.

Dorjan Teliti: Po është e vërtetë kjo Flavio. Fillimisht duhet të themi diçka. Pra bëhen biznesmenë të suksesshëm disa njerëz te cilët janë anonime, mund të kenë një aftësi normale, mesatare siç mund ta kenë me qindra e mijëra të tjerë për arsye të një lidhje familjare siç është rasti konkret. Dhe kështu me radhë na dalin dhe në bëhen biznesmenët më të suksesshëm në këtë vend. I shikon me dhjetëra kontrata të cilat sot janë të sekuestruara, që ishin të firmosura. Me dhjetëra e dhjetëra kontrata edhe në të kaluarën të cilat janë ezauruar dhe janë paguar milionat e eurove. Llogaritë si Brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit sipas vetë deklarimeve të SPAK nga njerëz dhe individë që nuk ështe se kanë shkëlqyer përpara. Unë besoj të aftësia njerëzore. Dhe ka njerëz që edhe në vështirësi  nga më të ndryshmet ja dalin të shkëlqejnë. Por nuk është rasti i këtyre.

Rasti i këtyre është, kamë fatin të kem vëllain, kam fatin të kem kunatin, kam fatin të kem kushëririn në një post të lartë drejtues, ministër, kryetar bashkie, deputet dhe një ditë të bukur bëhesh edhe biznesmen i suksesshëm. Ndërkohë nëse nuk e ke këtë fat, je pastaj si shumë të tjerë që ngrysin ditën me atë mundin e tyre për të mbajtur frymën gjallë dhe për të shkolluar e ushqyer fëmijët e tyre.

Por që të flasim tani, nga njëra anë Veliaj është në burg. Dhe tashmë me disa vendime të gjykatave shqiptare dhe të vazhdojnë të merren para siç ishte rasti jo i 4,2 por 4,3 milionë eurove me Kanye West kjo pastaj është diçka që nuk duhet tu shkojë në mendje të japin këto para, si rastësisht, janë gjithmonë të njëjtën njerëz mbrapa.

Flavio Qarri: Pse mendoni ju që i ka fituar këto para Arbër Veliaj ndërkohë që Erion Veliaj nuk është në zenitin e pushtetit të vet.

Dorjan Teliti: Është ende kryetar bashkie Erion Valiaj. ndonëse nuk e kemi fizikisht që të dalë të mbajë ato fjalime për rrënjët e majdanozit që i duken si pisha dhe që Tirana do të kishte 1 milionë pemë, që na fliste për pyllin orbital për shkollat që do ti shtoheshin Tiranës, ndërkohë që kemi më pak shkolla sot.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.