Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës
AKTUALITET

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të RTSH, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

P
Piranjat 4 August 2026, 16:59 · 3 min lexim

Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar për 12 muaj nga e drejta për të fituar kontrata publike kompanitë “R&T” dhe “TBS 96”.

Vendimi është marrë në fund të korrikut 2026 dhe duket se i jep fund përplasjes për mega tenderin e dekoderave të RTSH-së, i cili ka qenë shkak për një përballje disaa mujore mes institucionit dhe disa kompanive.  Kompania “R&T” është në pronësi të Renis Tërshanës, ndërsa “TBS 96” kontrollohet nga Artan Xhori.

VENDIMI/ Mashtruan me “letrat” në tenderin e dekoderave të
Në fakt, gjithçka nisi pas një ankese të RTSH-së në KPP pasi kompanitë dorëzuan dokumentet e tenderit.

Sipas vendimit të APP-së, të cilin e ka parë skyweb.al, bashkimi i operatorëve kishte paraqitur dokumentacion me të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi.

Shkelja lidhet pikërisht me tenderin për blerjen e shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 për një periudhë 48-mujore. Pas shqyrtimit administrativ, APP arriti në përfundimin se kompanitë ndodheshin në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi.

Ligji për prokurimin publik parashikon për raste të tilla përjashtimin e operatorëve për një periudhë nga tre muaj deri në tre vjet.

Tenderi për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2 ishte shoqëruar prej muajsh me përplasje dhe ankesa mes operatorëve dhe RTSH-së siç ka raportuar më herët skyweb.al.

Një procedurë e mëparshme për të njëjtin shërbim ishte zhvilluar gjatë vitit 2025, por përfundoi pa kontratë. Skualifikimet dhe anulimi i garës u kundërshtuan në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas përplasjeve në KPP dhe mosmbylljes së procedurës së parë, RTSH e rishpalli tenderin në vitin 2026. Në garën e re, “R&T” dhe “TBS 96” konkurruan së bashku si bashkim operatorësh ekonomikë.

RTSH i skualifikoi dy kompanitë pasi konstatoi probleme me dokumentacionin e paraqitur për kualifikim.

Më pas, institucioni iu drejtua APP-së për nisjen e procedimit administrativ ndaj tyre. Shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 iu besua bashkimit të operatorëve “IDEA-TEL” dhe “REAL COM”.

Edhe kjo procedurë u shoqërua me kundërshtime nga kompanitë e skualifikuara.

Vendimi i fundit i APP-së konfirmon se “R&T” dhe “TBS 96” nuk mund të fitojnë kontrata publike për 12 muaj. /skyweb.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.