Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

VENDIMI/ Qeveria harxhon 4 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë

P
Piranjat 7 July 2026, 16:25 · 2 min lexim
VENDIMI/ Qeveria harxhon 4 milionë euro për koncertin e Kanye West

Qeveria shqiptare do të harxhojë 4 milionë euro për të financuar koncertin e Kanye West, që do të mbahet më datë 11 korrik 2026, në Tiranë. Me një akt normativ më 6 korrik, qeveria ka vendosur ka vendosur financimin e pjesshëm të koncertit, me arsyetimin se do të ndikoj në promovimin dhe imazhin e Shqipërisë.

Lajmi u njoftua më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa inspektoi punimet për ngritjen e stadiumit për 60 mijë spektatorë në hyrje të Tiranës.

“Ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale dhe shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë, që ne të garantojmë, që ata mijëra e mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta nga Evropa, nga Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë deri tani që flasim, më shumë sesa ata që blenë biletat dhe erdhën për finalen e Conference League”, tha Rama. 

Ndërkohë më herët ministri i Financave, Petrit Malaj kishte mohuar në mënyrë kategorike alokimin e ndonjë fondi shtetëror për këtë aktivitet.  

“Ku e keni dëgjuar këtë shifër? I gjithë buxheti i Ministrisë së Kulturës është 70 milionë euro. Është ‘fake news’. Shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet. Buxheti është miratuar dhe ju si deputete jeni në dijeni se ku shkojnë fondet”– u shpreh Malaj në Kuvend 2 muaj më parë.

Kujtojmë se ky financim vjen në një kohë ku vendi ynë përballet me protesta të shumta, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, për shkak të problemeve të shumta në shendetësi, arsim dhe shpopullimit./ditari

VENDIMI/ Qeveria harxhon 4 milionë euro për koncertin e Kanye West

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.