Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Verëra false dhe kontrabandë/ Rruga detare nga Italia dhe tokësore nga Turqia, institucionet “flenë gjumë”!

P
Piranjat 2 April 2026, 22:58 · 6 min lexim
Verëra false dhe kontrabandë/ Rruga detare nga Italia dhe

Kontrabanda e verërave false dhe kontrabandë ka marrë përmasa të mëdha, duke qenë se institucionet parandaluese as e kanë marrë mundimin që t’a zbërthejnë, duke sjellë rrezik real për qytetarët, por edhe një dëm i konsiderueshëm për vetë kompanitë që merren prej vitesh me këtë aktivitet.

Vox News e ka denoncuar edhe më parë këtë skemë, madje arritëm që të faktonim se marka ndërkombëtare të verërave false shiteshin kuturu, madje edhe në dyqanet e rrobave, por sërish ky aktivitet vijon, ndërsa deri në shkrimin e këtyre radhëve s’kemi parë asnjë aksion të Policisë së Shtetit, Doganave apo Tatimeve për të ndërhyrë.

Deri më tani, këto institucionet vijojnë të “flenë gjumë”, ndërkohë që as e marrin mundimin që të dalin në terren, të bëjnë hetime dhe investigime, apo t’a parandalojnë që në gjenezë, në kufi. Nëse deri më tani s’kanë dijeni për rrugët nga vijnë, më poshtë, në këto radhë, do të gjejnë një informacion fillestar nga t’ia fillojnë të kontrollojnë.

Vox News ka mësuar nga disa burime se në Shqipëri ka dy mënyra sesi këto verëra false dhe kontrabande vijnë. E para, rruga detare nga Italia, ku stafet e anijeve, madje edhe kapitenët e tyre, bashkëpunojnë për të sjellë në vendin tonë verë false. E dyta, rruga tokësore nga Turqia, ku kamionë, automjete, autobusë dhe mjete të tjera, përshkojnë itinerarin Turqi – Greqi – Shqipëri.

Por, çfarë sjellin?! Falsifikimet e markave ndërkombëtare si Petrus, Masseto apo Ornellaia. “Fusin verërat me emër, shampanjat me emër. Brendet Petrus, Ornellaia apo Masseto. Në vendin tonë futen false dhe janë në një treg ilegal dhe të pasigurt”, thanë për redaksinë tonë disa ekspertë të fushës.

Sipas tyre, më të përfshirë në këtë bashkëpunim janë linjat e tragetit nga Italia. Ata që sjellin dhe Moet apo Kristal. Kryesisht vijnë nga Napoli. Janë të përfshirë shumë edhe kapitenët e anijeve. Ka dijeni policia, e të gjithë me radhë. I fusen lehtësisht në doganë. Por, përveç tregut informal, këtu te ne futen produkte ‘fake’, janë të pamëshirshëm” pohon i njëjti ekspert. 

Disa javë më parë, redaksia e Vox News investigoi disa skema sesi individë të caktuar apo edhe dyqane tregtonin verëra false, madje në internet tregtohen edhe marka “Romanee Conti” apo “Petrus”, që janë të pamundura të sigurohen nga distributorët europian për tregun shqiptarë, për shkak të sasisë tepër të limituar. Vox News ka mësuar se në Doganën Shqiptare nuk ka asnjë shishe “Romanee Conti” të zhdoganuar për vitin 2025.

“Jo vetëm ‘Romanée Conti’ që nuk është zhdoganuar ndonjëherë por edhe ‘Petrus’ janë me numra minimal të zhdoganuara, që nuk i kalojnë 70-80 për 1 vit. Problemi është që dhe kur i kapin vera kontrabandë, ato nuk sekuestrohen me procesverbal, por rihidhen në treg”, u shpreh një burim i besueshëm i doganës shqiptare.

Por kjo sasi e limituar nuk është vetëm për këto dy verërat e nga më të shtrenjta. E njëjta situatë paraqitet edhe për verat “Masseto”, “Ornellaia” dhe “Sassicaia”, ku distributorët ndërkombëtar sjellin me sasi me pikatore për tregun shqiptarë, pasi kanë prioritet tregun francez, gjerman, italian, anglez e amerikan etj.

Investigimi i Vox News është fokusuar edhe tek falsifikimi i verërave “Romanée Conti”, “Petrus”, “Masseto” dhe shumë brandeve të njohura botërore. Numërohen me gishtat e dorës ata që njohin verat në Shqipëri, shumica e konsumatorëve janë të prirur kryesisht të konsumojnë verërat që kanë një emër të njohur në Europë. Për shkak të sasisë së limituar siç dokumentuam më sipër nga njëra anë dhe rritjes së kërkesës nga ana tjetër, në tregun shqiptar.

Redaksia jonë ka komunikuar me një dyqan rrobash të quajtur “Irena’s Wardrobe”, ku përveç veshjeve tregonte dhe verën prestigjioze “Petrus”, “Masseto” dhe “Ornellaia”. Gazetari ynë i kërkon sasi “Petrus” dhe dyqani i rrobave tregon disponibilitet për sasinë duke i thënë se kushton 4 400 euro shishja.

Ndërkohë në një komunikim të dytë, dyqani i rrobave “Irena’s Wardrobe” tregon sesa ka sasi të ndryshme verërash prestigjioze si “Masseto” apo “Ornellaia” duke i treguar edhe çmimin përkatës. Në fakt siç treguam më sipër, të sigurosh këto vera në sasi, është e pamundur, por burime për Vox News bëjnë me dije se prej disa kohësh në Shqipëri po falsifikohen masivisht etiketat e verërave prestigjioze.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.