AKTUALITET

VIDEO nga momenti/ Atentat në mes të ditës në një lokal në Elbasan, Mir Bitocit i vënë pistoletën në kokë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 August 2026, 16:19
VIDEO nga momenti/ Atentat në mes të ditës në një lokal

Një ngjarje e rëndë, e cila për pak mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, është regjistruar në një lokal në Elbasan mesditën e kësaj të shtune.

Nga pamjet e publikuara, shihet momenti para dhe gjatë përplasjes, ku një person i afrohet nga pas një shtetasi dhe i vendos armën në pjesën e pasme të kokës.

Sipas asaj që kjo media raporton, mësohet se personi që shfaqet në pamje me bluzën e zezë është identifikuar si Mir Bitoci.

Në video duket se Bitoci ndodhet fillimisht brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë.

Mirëpo, lëvizjet e tij duket se ndiqeshin nga një tjetër person, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një shtetaseje. Menjëherë pasi Bitoci çohet nga tavolina dhe largohet, edhe ky persona ngrihet dhe del pas tij.

Pamjet tregojnë se personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas shtetasit me bluzë të zezë dhe i vendos armën në kokë. Gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa ajo që duhet se ndryshoi dhe parandaloi këtë tragjedi ka qenë reagimi i menjëhershëm i Bitocit i cili ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as një të dhënë për identitetin e personit që shfaqet në pamje me armë, motivin e veprimit të atij apo nëse ai është shoqëruar apo arrestuar nga Policia.

Teksa priten më tepër detaje nga blutë, mësohet se emri i Bitocit nuk është i panjohur në zonën e Elbasanit. Ai prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë dhe kthehet në atdhe kryesisht gjatë periudhës së verës.

Emri i tij është përmendur në Elbasan për ngjarje dhe episode të viteve 1997-2000, ndërsa më pas ai është larguar jashtë vendit dhe, sipas informacionit të publikuar nga kjo media, nuk rezulton të ketë pasur përplasje të tjera të kësaj natyre në vitet e fundit. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?