Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

VIDEO/ 7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit shpëtojnë fshatrat Andon Poçi dhe Hundëkuq

P
Piranjat 9 August 2026, 11:30 · 1 min lexim
VIDEO/ 7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës territorin mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Zjarri u raportua rreth orës 22:38 dhe, sipas MZSH Gjirokastër, në terren u nisën menjëherë dy grupe shërbimi. Me mbërritjen e tyre, u konstatuan tre vatra aktive të shpërndara në dy kodra, ndërsa terreni i thyer malor dhe bimësia e dendur e bënë të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.

Përballë situatës së vështirë, në operacion u angazhua i gjithë efektivi zjarrfikës. Për rreth 7 orë, ekipet luftuan me flakët në kushte të vështira, duke arritur të ndalojnë përhapjen e zjarrit në drejtim të fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Pas një ndërhyrjeje të gjatë dhe intensive, zjarri u vu plotësisht nën kontroll dhe u shua në orën 05:30 të mëngjesit.

Një natë e gjatë në terren dhe një betejë e vështirë me flakët, që përfundoi pa lejuar që zjarri të arrinte zonat e banuara.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.