VIDEO/ Aksident tek Tuneli i Elbasanit, karrotreci del nga rruga, automjeti nga korsia. Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pranë tunelit të Elbasanit, duke shkaktuar kaos dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një karrotrec ka dalë nga rruga, ndërsa një automjet tjetër ka devijuar nga korsia, duke rrezikuar përplasje të tjera në zinxhir.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo viktima, por situata në terren ka qenë e tensionuar për drejtuesit e mjeteve që janë detyruar të ndalojnë.
Ajo që bie në sy është mungesa e plotë e pranisë së policisë në vendngjarje në momentet e para pas aksidentit, duke lënë drejtuesit të përballen vetë me situatën dhe rrezikun në rrugë.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të sqaruar rrethanat./Piranjat news
View this post on Instagram
Lexo edhe
AKTUALITET
Dyshohet se përhapnin ideologji fetare te fëmijët, tre të arrestuar në Shkodër

EMRI/ Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

Detaje të reja nga krimi në Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës ...

EMRAT/Shtëpia e barit në Peqin që 'fundosi' 7 policët, ja cilët janë efektivët e përjashtuar nga Policia e Shtetit





