“Mos prisni tragjedinë!” Banorët e Lekbibajt në Tropojë denoncojnë linjën e rrezikshme elektrike

Tropojë – Një banor i zonës së Nikaj-Merturit ka bërë një denoncim publik në redaksinë e Piranjat News për gjendjen e rrezikshme të linjës së tensionit elektrik në fshatin Paplekaj të Bashkisë Tropojë.
Përmes një mesazhi dërguar redaksisë qytetari shpreh shqetësimin e tij të thellë për sigurinë e banorëve, duke theksuar se linja e rrymës elektrike paraqet një rrezik serioz për banorët e kësaj zone malore. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse.
“Kjo është linja e rrymës elektrike në Paplekaj, Bushat, Lekbibaj. Ju lutem, reagojeni sa më shpejt që të merren masa, sepse ata paguhen për këtë punë. Është shumë rrezik për banorët e Nikaj-Merturit”, thuhet në denoncim./ Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Nën hetim për trafikim ndërkombëtar droge, Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën

Prova të reja: Thirrjet Shqiptare me arkitektët e "dehur"

Erion Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Himarë/ Zjarr i madh në Porto Palermo

Projekti për turizmin, BB: Infrastruktura tejkalon objektivat, punësimi ende në vlerësim

Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot





