VIDEO/ Banorët e Rrugës Ali Asllani në Kodër Kamëz pa ujë prej një muaji e gjysmë

Banorët e Rrugës Ali Asllani, në zonën Kodër Kamëz (Njësia Bashkiake 11), kanë denoncuar pranë redaksisë së Piranjat News mungesën e ujit të pijshëm prej afro një muaji e gjysmë.
Sipas denoncimit të dërguar nga një qytetar i zonës, prej gati 45 ditësh familjet e kësaj rruge po vuajnë mungesën e ujit. “Ka një muaj e gjysmë që po vuajmë për ujë. Se vë ujin në zjarr asnjë,” shkruan qytetari në mesazhin e tij, duke theksuar se nuk furnizohet asnjë sasi uji.
Në video duket qartë gjendja në rrugë dhe mungesa e ndonjë ndërhyrjeje për zgjidhjen e problemit. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse, pasi situata ka kaluar në kufijtë e padurueshmërisë.
Redaksia e Piranjat News i bën thirrje institucioneve kompetente (Ujësjellës-Kanalizime dhe Bashkisë Kamëz) që të reagojnë menjëherë dhe të japin një zgjidhje konkrete për banorët e Rrugës Ali Asllani./ Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Kanosi grupin e xhirimit të Ora News, arrestohet autori

Zjarri në Lurë alarmant, flakët afrohen rreth 50 metra pranë banesave

RENEA aksion në Vlorë për kapjen e Inez Hajrullës, ikën duarbosh

Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Zjarret në Shqipëri/ 45 vatra në 24 orë, 12 vijojnë aktive, mbi 800 forca në terren

Administrativja refuzoi shqyrtimin e padisë, Veliaj ankimon në Apel vendimin për Ols Dadon

Pajisjet mjekësore, KLSH: 90% e rekomandimeve të pazbatuara në spitalet publike

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë





