VIDEO/ Denoncimi i qytetarit: Përsëri digjen mbetjet në landfillin e Fushë-Krujës, kamionët vazhdojnë të shkarkojnë plehrat!

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar djegien e mbetjeve në landfillin e fshatit Halil në Fushë-Krujë. Në mesazhin e tij, i cili shoqërohet me foto dhe video të zjarrit natën, ai shkruan:
“Përsëri hodhën mbetjet e reja dhe i vunë flakën në fushën Halil në Fushë-Krujë.”
Imazhet e dërguara tregojnë tym të dendur dhe flakë të dukshme në zonën e landfillit gjatë orëve të natës, gjë që tregon se zjarri ka vazhduar për disa orë.
Ky nuk është rasti i parë i djegies së mbetjeve në landfillin e Fushë-Krujës. Qytetarët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për ndotjen e ajrit, erën e rëndë dhe rrezikun shëndetësor që vjen nga djegia e pakontrolluar e mbeturinave./ Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Pogradec/ Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit

Dy zjarre alarmojnë Vlorën, zjarrfikësit ndërhyjnë njëkohësisht në dy zona të qytetit

Elektriçisti ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në punë

Abuzimet me çmimet/ Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit ngre alarmin për rritjen e pajustifikuar të tarifave

KPP: Katër kandidatë kaluan pragun e votimit, por Kuvendi shpalli fitues vetëm tre

Zbulohet zgavër 70 metra e thellë në Parkun e Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në aksin Peqin-Elbasan

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro





