Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

(VIDEO-DOKUMENTI) Makina mbeturinash si Shqipëria e viteve ’97, por në tenderat e Flamur Golemit kanë kushtuar miliona lekë

P
Piranjat 8 February 2026, 15:42 · 6 min lexim
(VIDEO-DOKUMENTI) Makina mbeturinash si Shqipëria e viteve ’97, por

Kur makineria e mbeturinave është në gjendje skandaloze, tenderët nuk mund të jenë “të pastër”. Në një qytet ku makineria e mbledhjes së mbetjeve është në gjendje alarmante, Bashkia e Gjirokastrës duket se ka zgjedhur të “pastrojë” vetëm dokumentet – jo realitetin. 

Në një video që u ka mbërritur gazetarëve nga një qytetar i Bashkisë së Gjirokastrës, makina e mbetjeve duket gjithçka, përveçse një mjet i blerë me vlerën 87 milionë lekë.

(VIDEO-DOKUMENTI) Makina mbeturinash si Shqipëria e viteve ’97, por

Mjeti, i cili në letër rezulton “super-investim”, nuk arrin të ngrejë as koshat e mbetjeve në mënyrë automatike. Në vend të teknologjisë, në punë futen punonjësit e pastrimit, të cilët i ngrejnë koshat manualisht dhe më pas i lëshojnë nga pesha, duke u përplasur në kalldrëmet e qytetit.

Pamjet janë tronditëse. Por edhe më tronditëse se videoja janë paratë publike të harxhuara për këtë copë hekuri, që funksionon më keq se mjetet e amortizuara të viteve ’90.

(VIDEO-DOKUMENTI) Makina mbeturinash si Shqipëria e viteve ’97, por

Kjo nuk është makinë moderne për mbledhjen e mbetjeve.
Kjo është 87 milionë lekë të hedhura në kosh.

Në një qytet muze, ku kalldrëmi ruhet si pasuri kulturore, koshet përplasen si gurë ndërtimi, ndërsa bashkia shet propagandë për investime që ekzistojnë vetëm në letra.

Videoja është skandaloze.

Por skandali i vërtetë është se dikush e ka firmosur këtë blerje, dikush e ka paguar, dhe dikush vazhdon të heshtë.

Një tender i hapur në letër, por i mbyllur në praktikë, ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si administrohen fondet publike dhe se kujt i shërbejnë realisht ato. Bashkia e Gjirokastrës, me në krye Flamur Golemin, në vitin 2022 ka hapur një garë për blerje mjetesh për mbledhjen e mbetjeve, me fond limit 87 milionë lekë. Në këtë garë mori pjesë vetëm një operator ekonomik, fakt që e sinjalizon procedurën me “flamur të kuq” si tender me mungesë konkurrence.

Shoqëria “POWER INDUSTRIES” sh.p.k. rezultoi fituese e tenderit, duke ngritur dyshime të forta se gara ishte e paracaktuar që në momentin e shpalljes. Praktikisht, kemi të bëjmë me një qark të mbyllur, ku kriteret duket se janë ndërtuar posaçërisht për të çuar drejt një fituesi të vetëm.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës ka ndërtuar këtë tender me kritere të ngushta, duke ulur ndjeshëm konkurrencën dhe duke krijuar dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me paracaktim të fituesit.

Një tjetër problem serioz i konstatuar në këtë procedurë është mungesa e studimit të tregut. Gazetarët investigativë të Piranjat News nuk kanë gjetur në dokumentacion asnjë provë që Bashkia e Gjirokastrës të ketë kryer konsultime me shkrim me ekspertë, autoritete të pavarura apo operatorë ekonomikë për të përcaktuar shumën prej 87 milionë lekësh.

Nuk ekziston asnjë dokument që të vërtetojë:  kush janë ekspertët e konsultuar, cilët operatorë janë kontaktuar, cilat kanë qenë ofertat orientuese të marra në konsideratë.

Në këto kushte, llogaritja e fondit limit rezulton e paargumentuar dhe jo transparente.

Një tjetër element që tregon paaftësinë institucionale, por edhe mënyrën se si kriteret përdoren për të kanalizuar tenderin drejt një operatori të caktuar, është shtimi i certifikatave që nuk kanë lidhje me objektin e prokurimit.

Konkretisht, në pikën 2.6 të seksionit “Kapaciteti teknik” është vendosur kriteri që operatorët ekonomikë të jenë të pajisur me certifikatën ISO 9001:2015. Ky kriter:

        nuk është shpjeguar teknikisht në procesverbalin e njësisë së prokurimit,

        nuk sqaron lidhjen e certifikatës me objektin e kontratës,

       nuk justifikon pse disponimi i saj është i domosdoshëm.

Kjo kërkesë jo vetëm që është e paargumentuar teknikisht, por edhe e panevojshme, pa lidhje me objektin e kontratës, dhe mosplotësimi i saj nuk cenon aspak realizimin e kontratës.

Paracaktimi i kësaj gare vuloset përfundimisht në momentin kur Ligji për Prokurimet Publike shkelet hapur. Në seksionin e specifikimeve teknike, Autoriteti Kontraktor ka kërkuar:

“Marka e preferuar e automjetit: Preferohet prodhim Japonez (JP) ose prodhim i Komunitetit Europian (KE)”

Ky specifikim bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 36, pika 4, të Ligjit për Prokurimet Publike, ku përcaktohet qartë se në specifikimet teknike nuk duhet të përmendet markë, origjinë apo prodhim specifik, nëse kjo nuk justifikohet nga objekti i kontratës, dhe pa përdorur termin “ose ekuivalente”.

Ligji është i qartë: përdorimi i markës apo origjinës pa termin ekuivalente synon favorizimin ose eliminimin e operatorëve ekonomikë.

Në këto kushte, ky tender rezulton i kopsitur dhe i qepur për kompaninë “POWER INDUSTRIES” sh.p.k.

Aktualisht, kjo shoqëri administrohet nga Andi Marku, ndërsa themeluesit e mëparshëm janë Olta Xhaferi dhe Maksim Shena. “POWER INDUSTRIES” sh.p.k. është bërë e njohur edhe për përfshirjen në një skandal publik një vit më parë, kur kryeministri Edi Rama i ka paguar kësaj firme 35 mijë dollarë për riparimin e automjetit të tij.

Në atë kohë, Gazmend Bardhi akuzonte Ramën se lëvizte me makinë të blinduar. Kryeministri mohoi, duke deklaruar se automjeti nuk ishte i blinduar dhe se ia kishte sjellë vëllai nga SHBA që në vitin 2009./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.