Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ Qëlloi me armë për të vrarë një person, momenti i arrestimit të 55-vjeçarit në pyll

P
Piranjat11 April 2026, 13:35 · 2 min lexim
VIDEO-EMRI/ Qëlloi me armë për të vrarë një

Një 55-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Krujës, pasi rezulton në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Imer Kameri, u prangos në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”.

Ky shtetas në janar 2024 është shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje pasi ka tentuar të vrasë shtetasin Agron Asllanaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Njoftimi: 

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Krujë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. A.

Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi, po nga Gjykata e Tiranës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.